Connect with us

Lajme

Berisha: Arbana Xharra dhe Alma Lama i kanë bërë dëme Kosovës me pasqyrimin e radikalizimit fetar

Published

on

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar lidhur me kërcënimin që iu bë gazetares Arbana Xhara, të cilës iu vizatuan kryqe në muret e parkingut dhe hyrjes në banesën e saj.

Ai dënoi këtë veprim, ndërsa reagimin për kërcënimin me jetë e quajti joproporcional, shkruan Periskopi.

Në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka shkruar se diplomatja Alma Lama dhe gazetarja Arbana Xharra, janë marrë me temën e radikalizimit fetar dhe e kanë sforcuar këtë temë përtej realitetit.

Sipas tij, përveç protagonizmit personal, ato nuk kanë dhënë ndonjë kontribut të dobishëm, shkruan Periskopi.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

RADIKALIZMI FETAR, NJE TEMË E TEPRUAR!

Natyrshem, edhe une i bashkohem te gjithe atyre qe denuan veprimin e vizatimit te kryqeve ne banesen e gazetares Arbana Xharra. Çdo veprim qe aktivitetin publik e zhvendos ne privat, e aq me pare ne hapesiren ku jetojne edhe femijet, meriton denimin me te ashper te shoqerise dhe eshte detyre e te gjitheve per te kontribuar ne gjetjen dhe denimin e autoreve.

Megjithate, reagimi per kercnimin me jete ne kete rast me eshte dukur joproporcional.

Alma Lama, tash diplomate dhe Arbana Xharra, gazetare – jane marre me temen e radikalizmit fetar dhe ne mendimin tim e kane sforcuar kete teme pertej realitetit.

Ato, te dyjat, me shume e shndrruan temen ne ‘sakrifikimin’ e hjekjeve te tyre se sa nje fenomen shoqeror dhe ne fakt nuk eshte qe kane dhene nje kontribut te dobishem perveç protagonizmit personal.

Ato, sikur krijuan pershtypjen se radikalizmi fetar ne Kosove, qe nenkuptueshem eshte fjala per shqiptaret, eshte aq i shprehur dhe agresiv saqe ketu nuk mund te jetohet- e qe mendoj une, i kane bere dem Kosoves me nje pasqyrim te tille.

Shteti i Kosoves, ne konsolidimin e vet, ka problemet e veta, sidomos te ndikimeve nga jashte qe edhe jane reflektuar edhe ne paraqitjen e rrymave me radikale te islamit; por ne pergjithesi gjendja nuk eshte as perafersisht aq alarmante.

Shqiptaret, te besimit myslimane, katolike por edhe te bindjeve te tjera, ne teresine e vet nuk eshte qe kane spikatur aq fetaren dhe pasqyra e pergjithshme e menyres se jetes dhe te raporteve nderfetare eshte qytetare, europiane dhe civilizuese.

Ne, thjeshte jetojme perdite, pa e hetuar kete dallim dhe nuk kemi pse ta bejme teme qendrore. Siç thote populli, mos ta bejme mizen buall!

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending