Connect with us

Lajme

Beqaj: “Dhunën” e VV-së pozita e ka përdorë si mbulesë për mos veprimet e veta

Deklarimet e kryeministrit Isa Mustafa, në Asamblenë e NATO-s, se puna në Kuvend ishte penguar nga opozita, ku edhe ka pasur protesta të dhunshme nga ana e tyre, nuk është mirëpritur as nga opozita, e as nga disa prej njohësve të çështjeve politike.

Published

on

Sipas analistit Belul Beqaj, mos reagimi i pozitës për protestat paqësore të AAK-së dhe Nismës, nënkupton që kjo pozitë “dhunën” e Vetëvendosjes e ka mbulesë për mos veprimet e veta.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Beqaj ka thënë se si shkak i pakënaqësive të mëdha mund të ketë protesta, marrë parasysh edhe problemet ekonomiko-sociale.

“Mendojë se pozita ka gabuar shumë kur edhe ndaj protestës së paqësore të AAK-së dhe NISMA-s, nuk ka reflektuar pozitivisht. Mos reagimi ndaj protestës paqësore dëshmon se kjo pozitë “dhunën “ e Vetëvendosjes e ka vetëm si mbulese për mosveprimet e veta. Prandaj ,nuk përjashtohet mundësia e organizimit të protestave të mëdha, aq më parë kur ka edhe shumë pakënaqësi tjera ekonomike dhe sociale. Prandaj,më mirë është të shkohet në zgjedhje të parakohshme me marrëveshje se sa të jashtëzakonshme me thellim të hasmërive, pavarësisht se edhe pas zgjedhjeve mbesin shumë çështje të hapura”, është shprehur ai.

Për Beqajn, deklarimet e kryeministrit Isa Mustafa se Asociacioni do të themelohet sipas Kushtetutës së Kosovës, nuk përkon me realitetin, për shkak se nuk ka mbështetje të nevojshme dhe as Lista Serbe nuk e pranon një Asociacion sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Mendoj se deklarimi i kryeministrit nuk përkon me realitetin objektiv. Asociacioni, sa është vështirë të krijohet pa marrë parasysh vërejtjet e GJK, edhe më vështirë është të krijohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Pra, realisht nuk ka mbështetje të nevojshme . Së dyti , nuk do të krijohet edhe për shkak se Lista Srpska nuk do të pranoj Asociacionin sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë tutje Beqaj për “Indeksonline”.

Sipas tij, nga kryeministri dhe opozita nuk mund të priten qëndrime të njëjta. Por, siç thotë Beqaj, pozita e opozita duhet të reflektojnë karshi kundërthënieve sepse ato vijnë në shprehje për ta evituar konfliktin.

“Por, nëse kompromisi kuptohet si humbje ,më mirë palët kundërthënëse të mos merren me politikë”, ka thënë ai./Indeksonline/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending