Bekim Jashari përkrah peticionin e Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se përkrah nismën e ndërmarrë nga Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për nënshkrimin e peticionit që kërkon bashkimin e Mitrovicës.

“Si kryetar i Komunës së Skenderajt, e përkrah inicimin e procedurës për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të minatorëve, Mitrovicën, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri. Ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”, ka shkruar Jashari.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka filluar nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës Jugore me atë Veriore.

Shpërndaje në: