Bëhen bashkë Hoti, Abixhiku, Deda e Selmanaj. Çfarë po përgatitet?

.

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër i koalicionit LAA, Avdullah Hoti ka publikuar në fotografi në Facebook, bashkë me deputetët Ilir Deda, Driton Selmanajn e Lumir Abixhiku nga zyrat e LDK-së, ku thotë se po zhvillohen konsultime intensive për t’u qëndruar besnik qytetarëve.

Hoti, thotë se LAA është e vemtja që mund të garantojë rrugë euroatlantike të Kosovës, raporton Periskopi.

Sipas Hotit, njerëzit e këtij koalicionit janë të vetmit që kanë ekspertizë përparimtare.

“Konsultime intenzive. Qendrime te qarta per t’ju qendruar besnik qytetareve te vendit dhe votuesve tane. Ne jemi te vetmit qe mund te garantojme rrugen euro-atlantike te Kosoves. Ne jemi te vetmit qe kemi ekspertize unike dhe perparimtare, ide te reja dhe entuziazem te larte, te gjitha keto ne nje ekip te vetem”, ka shkruar ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: