Befasohet Bayern, lojtari më i paguar në histori kërkon largimin për shkak të gruas

Periskopi.com Sporti

Gratë e futbollistëve kanë pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e bëra nga bashkëshortët e tyre.

Ky është edhe rasi i Lucas Hernandez, mbrojtësi francez i Bayern-it, i cili synon të transferohet në Ligue 1 te Paris Saint-Germain. Këtë e ka bërë të ditur Footmercato që ka zbuluar se lojtari ka kërkuar largimin nga bavarezët në fund të sezonit.

Fakti është se gruaja e lojtarit nuk arrin të përshtatet në Gjermani. Por drejtori sportiv Salihadmizic nuk ka ndërmend të plotësojë dëshirën e zonjës Hernandez dhe ka bërë tyë ditur se nuk do ta shesë lojtarin në rast se nuk do të vijë një super ofertë nga Parisi.

Transferimi i tij në Bavari ka tronditur tifozës, duke parë se francezi kampion bote u ble për 80 milionë euro. Një shifër që e bën Lucas Hernandez-in blerjen më të shtrenjtë të historisë së Bayern-it.

Kontrata e tij me Bayern Munich skadon në verën e 2024-ës.

View this post on Instagram

HOME SWEET HOME

A post shared by Ãmelia Lorente🌺 (@amelialorente) on

Shpërndaje në: