Bebe Rexha krenare që është Shqiptare!

Periskopi.com Showbiz

Bebe Rexha, ka mbajtur të premten në mbrëmje një koncert në sheshin “Nënë Tereza” ku ishin të pranishëm me mijëra të pranishëm për ta ndjekur.

Këngëtarja e famshme në SHBA pasi përshëndeti njerëzit në shesh tha se është me origjinë nga Dibra, pavarësisht se nuk di të flasë dhe aq mirë shqip.

Gjatë performancës ajo pati dhe një moment prekës dhe shpërtheu në lot, kur tha se shqiptarët ishin mbështetësit më të mëdhenj të saj në Facebook dhe Instagram.

Bebe ka mbërritur dje në kryeqytet dhe ndër të tjera është parë se vajza e Ilir Metës, Era, ka qenë shumë pranë këngëtares. Madje në disa foto të publikuara në Snapchat nga Bebe, shihet se të dyja ato kanë qëndruar në të njëjtën dhomë.

Por ashtu sikur është thënë edhe më parë, Bebe dhe Monika Kryemadhi janë kushërira.

Shpërndaje në: