BE premton WiFi dhe 5G falas për të gjithë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka prezantuar planet e tij për të instaluar WiFi falas në hapësirat publike në të gjithë Unionin, e edhe për të ofruar lidhjen 5G për të gjithë.

Sipas Wired ata planifikojnë që ta realizojnë këtë plan në mes të viteve 2020 -2025, e që deri atëherë BE do të jetë pa Britaninë e Madhe, transmeton Koha.net.

“Ne kemi propozuar sot që të pajisim çdo fshat e qytet europian me lidhje të internetit Wireless falas deri në vitin 2020” tha Juncker në Strasbourg.

“Teknologjia digjitale dhe komunikimi digjital tani përshkon çdo aspekt të jetës. E gjitha që nevojitet është lidhja me internet të shpejtë”.

“Ne duhet të jemi të lidhur. Ekonomisë sonë i nevojitet. Njerëzve ju duhet”.

BE më parë kanë premtuar që të heq roaming në Europë në vitin 2015, por ata më mas e ndryshuan vendimin duke e aplikuar atë për vetëm 90 ditë në vit.

Shpërndaje në: