Connect with us

Lajme

Bazaj: Uroj që të humbë PDK-ja nëse nuk më kandidon për kryetar të Drenasit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, edhe një herë ka konfirmuar se do të kadidojë për të marrë drejtimin e kësaj komune. Në rast se nuk e kandidon partia e tij, PDK’ja, thotë se garës do t’i hyjë si kandidat i pavarur

Published

on

 

Naim Bazaj është duke pritur një përgjigje nga kryetari i PDK’së Kadri Veseli, për t’i hyrë edhe zyrtarisht garës për të parin e Drenasit, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Nexhat Demaku. Edhe pse ndërkohë fushatën për vete e ka nisur, ende pa u shpallur nga Presidenti i vendit data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të kësaj komune.

Duke folur për Gazetën Express, Naim Bazaj tha se edhe në rast e Parita Demokratike e Kosovës nuk e përzgjedh atë si perfaqsuses të tyren në garën zgjedhore, ai do të synojë postin e kryetarit të Drenasit, si kandidat i pavarur.

Madje, është i bindur për fitore. Thotë se mos kandidimi i tij do ta dobësojë edhe PDK’në, që për 17 vite rresht drejton këtë komunë.

“Mu më kanë nominu elektorati në Drenas, bashkia më e madhe e jona, që i ka 5800 votues janë zotuar se nuk lëshojnë pe dhe do të më mbështesin pa marrë parasysh a do të jem kandidat i PDK’së, apo jo. Nëse nuk jam, i pavarur do të dal, dhe fitoren e kam bindëse”, i tha Bazaj, të mërkurën, Gazetës Express.

“Kam marrë nënshkrimet e këshillit drejtues, kryesisë dhe drejtuesve të nëndegëve, të cilat personalisht ja kamë dërgu kryetarit Kadri Veselit”, tregoi Bazaj.

Ky prononcim erdhi pasi mediat raportuan, po të mërkurën, se PDK’ja në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas do ta kandidojë ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladorvci. Magjithatë, edhe në rast se kjo ndodh Bazaj sërish tregohet i bindur se do të jetë ai i pari i komunës në të cilën aktualisht drejton asamblenë komunale të saj.

“Le ta qesin kanë të dojnë, por unë jau urojë humbjen e madhe, definitivisht. PDK nëse fillon me këto përçarje atëherë as 20% nuk do ti merr. As për balotazh”, i tha Gazetës Express, Naim Bazaj.

Ndryshe, kandidimin e ambasadorit Lladrovci se kanë konfirmuar ende as PDK’ja. Madje, Nënkryetari i parë i PDK’së, Basri Musmurati, duke folur për Gaztën Express, shkurt tha se “Nuk ka kurgjo”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending