Bayerni fiton me shumë vështirësi në udhëtim te Augsburgu

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Augsburgu në kuadër të javës së 17-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke ruajtur distancën me ndjekësin më të afër, RB Leipzig në katër pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bayernit, i cili prodhoi shumë raste me anë të Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry, por shënoi vetëm një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 13-të me anë të polakut Lewandowski, i cili shënoi nga penalltia për 0-1.

Edhe pjesa e dyti foli në të mirë të Bayernit që prodhoi më shumë, por rastin më të mirë në këtë pjesë e patën vendasit.

Augsburg ishte afër të barazonte shifrat, por Alfred Finnbogason (76’) goditi vetëm shtyllën nga penalltia dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të Bayernit.

 

Pas kësaj fitore, Bavarezët e shohin veten në pozitën e parë me 39 pikë, ndërsa Augsburgu zë vendin e 12-të me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bayerni udhëton te Schalke, ndërsa Augsburgu e pret Union Berlinin

Shpërndaje në: