Bayern Munich me fitore spekatakolare ndaj Mainz, triumfon me përmbysje rezultati

Periskopi.com Sporti

Kampioni gjerman, Bayern Munich ka vijuar serinë e triumfeve në kuadër të Bundesligës, pasi sonte në takimin e vlefshëm për xhiron e 14’të të kësaj lige, bavarezët e kanë mposhtur skuadrën e Mainzit me rezultat 5:2, me një rikthim senzacional, raporton Periskopi.

Ishin mysafirët ata që surprizuan bavarezët, duke mbyllur pjesën e parë me 2 gola avantazh, kurse pjesa tjetër e lojës ishte e rezervuar për spektaklin e Bayernit, të cilët shfaqjen e nisën me golin e Kimmich, i cili shënoi në minutën e 50’të të takimit, për të shënuar pesë minuta më vonë Sane.

Në minutën e 70’të për 3:2 shënoi Sule, kurse dy golat e tjerër i shënoi sulmusi polak, Lewandowski.

Me këtë fitore Bayerni ngjitet në pozitën e parë me dy pikë më shumë se skuadra e Leipzigut. /Periskopi

Shpërndaje në: