Connect with us

Lajme

Basha thotë se nuk do të bëjnë koalicion me Ramën

Published

on

Në takimin me demokratët gjatë turit për kreun e PD, Lulzim Basha u ndal për herë të parë tek zërat mbi një koalicion të mundshëm me Partinë Socialiste.

“Marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Ramën kryeministër prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, ai është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes”, deklaroi Basha.

Në Kukës, Has e Tropojë, Basha ritheksoi zotimin për të pasur parasysh çdo demokrat gjatë drejtimit të tij.

“Ju siguroj që do të vazhdoj t’ju shërbej me sakrificë totale çdo sekondë të drejtimit tim, duke luftuar me ju dhe për ju, për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar, me të gjithë demokratët e bashkuar në një betejë e cila nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë përfundim tjetër, përveç fitores së të drejtës, zgjedhje të lira e të ndershme e përmes tyre, fitores së projektit tonë”, tha Basha.

Ndërsa rivali i tij në zgjedhjet për kryetar partie, Eduard Selami u ndal tek zgjerimi i PD dhe rikthimi i marrëdhënieve të mira me ndërkombëtarët.

“Ejani të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë, por dhe më gjerë. Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit ‘97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mënyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona”, tha Selami. /Telegrafi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending