Connect with us

Lajme

Basha: Të gjallët dhe të rënët në polici nëpërkëmben nga karteli i drogës

Published

on

Policia nuk ka nevojë për fasada dhe të rënët në detyrë respektohen duke luftuar krimin, trafikantët e drogën.

Kështu shkruan në një postim në fb, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me aktivitetin e organizuar në përmbyllje të rikonstruksionit të Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij, trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve, nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga një Ministër i lidhur me bandat e trafikut të drogës në vend.

Po sipas Bashës, trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga Edi Rama që krimin e ka veshur me pushtet e pushtetin e ka veshur me krim.

Policia, burrat dhe gratë në uniformë që luftojnë krimin dhe dëshmorët e rënë në krye të detyrës, nuk kanë nevojë për fasada, për ceremoni, për shfaqje.

Postimi në fb

Burrat dhe gratë në uniformë, të rënët në detyrë, respektohen duke luftuar krimin, duke luftuar trafikantët, duke luftuar drogën.Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve, nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga një ministër i lidhur me bandat e trafikut të drogës në vend, nga një ministër që makinën e tij private e kthen në narkotaksi për Habilajt, nga një ministër që mbajti Shullazin mbi ligjin per 3 vjet derisa ndërhynë partnerët, që negocion privatisht në zyrën e shtetit me vrasës me pagesë, nga një ministër që prish hetimet për trafikantët duke djegur provat në laborator e duke zbuluar hetimet në media per llogari te krimit.
Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve, nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga një kryeministër që futi në parlament trafikantë e tutorë prostitutash, vrasës e njerëz me precedentë penalë. Nga një kryeministër që fshehu urdhërin e ekstradimit për vrasësin e komisar Dritan Lamajt, që i ofroi atij arratinë, shpëtimin nga drejtësia. Nga një kryeministër që mban Eskobarin e Ballkanit, që pasi e ka bërë drejtor të transportit e mbron edhe nga aksioni ndërkombëtar për kapjen e tij. Një kryeministër që ka krijuar kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë që ndërton edhe pista avionësh për narkotrafikun.
Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve nëpërkëmben e përdhosen cdo ditë nga Edi Rama që krimin e ka veshur me pushtet e pushtetin e ka veshur me krim.
Nderi dhe dinjiteti i policisë, respekti i të rënëve në krye të detyrës në luftë me krimin është sot në duart e shqiptarëve. Shqiptarët kanë në dorë të kthejnë rendin, sigurinë, respektin ndaj policisë, duke hequr krimin nga pushteti. Duke larguar me cdo kusht kartelin e drogës.
Policia më mirë pa Edi Ramën. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending