Basha: Rama, një kryebrigadier i bërë dru nga malli i vet

Në vazhdën e reagimeve për situatën e kanabisit në vend, deklaratës së Presidentit se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë, letrës së Komisionerit Europian Avramopulos që vlerësonte përpjekjet në luftën kundër kanabisit dhe së fundmi përgjigjen e Kryeministrit Rama, që tha se i vetmi Këshill që duhet të mblidhet është ai i Partisë Demokratike, ka reaguar edhe Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Periskopi.com Lajme

Në një postim në rrjete sociale, Basha thotë se pasi Bashkimi Europian vuri alarmin për kërcënimin e sigurisë nga droga e Ramës dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, bën sikur kërkon ndihmë.

“Kryeministri si kryebrigadieri i drogës: deri dje bënte sikur nuk e shihte atë që mediat botërore e pagëzuan si “Kanabistan” i tij. Tani që BE ka vënë alarmin për kërcënimin e sigurisë nga droga e Ramës dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, bën sikur kërkon ndihmë”, shkruan kreu i PD.

Më tej, Basha thotë se droga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe çdo shqiptar dhe këtë, sipas tij, vetëm kryebrigadieri i bërë dru nga malli i vet bën sikur nuk e kupton.

Kreu i opozitës e shoqëroi postimin e tij më këtë foto./Tv Klan

Shpërndaje në: