Connect with us

Lajme

Basha: Protestuesit në shesh derisa të largohet qeveria (Video)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një interviste të drejtpërdrejt në Ora News, tha se protesta do tëv vazhdojë dhe ajo është më e madhja në 27 vite.

Published

on

Intervista u mor nga gazetari i Ora News nga protesta në Tiranë.

Intervista:

Ora News: Si ka shkuar protesta zt. Basha?

Lulzim Basha: Jashtëzakonisht mirë!

Ora News: Po përmbushen pritshmëritë që ka PD dhe ju si kryetar?

Lulzim Basha: Është fillimi i një lëvizje popullore. Nuk është diçka që e kemi provuar më parë. Ajo që mund ta krahasoj është ajo para 27 vitesh. Ndryshim i madh. Siç e shikon, këtu nuk ka rregulla partie, në dorë e kanë qytetarët.

Ora News -Çfarë vendimi do t’u nxirrte nga protesta?

Basha: Vendimi i madh që morëm së bashku me qytetarët shqiptarë. Largimi i kësaj qeverie dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ora News -Kjo do të thotë se do të rrini deri më 18 qershor këtu?

Basha: Unë mendoj se vullneti i qytetarëve është më i fortë se krimi dhe korrupsioni. Unë mendoj se kur qytetarët bashkohen dhe që kanë 8 orë këtu do të rrinë derisa të realizojnë një të drejtë themelore që e kemi fituar me ligj përpara 27 vitesh, të drejtën për të zgjedhur vetë pushtetin dhe jo përmes kërcënimit të kriminelëve të veshur me pushtet

Ora News –Do të vazhdoni të jeni në krye të protestës?

Basha: Absolutisht?

Ora News – A  është kjo mënyra e duhura dhe se si mund të formohet qeveria teknike? A ka emra?

Lulzim Basha: Kjo është mënyra e vetme. Çdo mundësi institucionale është ezauruar. Ju e keni parë se si është tallur ky kryeministër me Kushtetutën, me ligjet, me shqiptarët. Ky shtet ka humbur çdo legjitimet në drejtimin e një qeveri e lidhur me krimin. Ky është manifestimi më i madh popullor që shqiptarët kanë parë në 27 vite.

Është jo vetëm një shenjë besimi, por edhe shenjë e një ndryshimi të madh. Diçka e madhe po ndodh përtej Partisë Demokratike. Shqiptarët kanë vendosur të luftojnë ku bazë të jetë vota e  qytetarëve dhe jo llogaritë e krimit dhe paratë e korrupsionit.

Ora News-Protesta është krahasuar nga mediat ndërkombëtare me atë të Rumanisë?

Lulzim Basha : Kam marrë mesazhe inkurajuese nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët përshëndesin këtë zgjim qytetar dhe garantojnë për mbështetjen e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është fillimi i një beteje që do të kurorëzohet me fitoren e qytetarëve.

Ora News: -Kjo është një protestë që konsiderohet e suksesshme… çfarë ka ndikuar? Ka punuar më shumë PD-ja?

Lulzim Basha: Bashkimi më i madh i shqiptarëve, që do të vijë duke u shtuar. Do ta fitojnë këtë kauzë që nuk është e Lulzim Bashës, nuk është e PD-së, por e gjithë shqiptarëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending