Bahtiri u tall nga të gjithë, por mori mbështetje presidenciale për bashkimin e Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar sot kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në lidhje me nënshkrimet për bashkimin e kësaj komune.

Përkundër faktit që të gjithë, përfshirë mediat, janë tallur me idenë e Bahtirit që të bashkojë Mitrovicën tashmë të ndarë gati dy dekada, përmes peticionit, ai sot mori mbështetje presidenciale edhe publikisht për këtë nismë.

Kështu u la të kuptohet të paktën nga deklarata që ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook pas takimit.

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Ja postimi i tij:

Peticioni u dorëzua në Kuvendin e Kosovës më 16 janar të këtij viti. Atë e nënshkruan 16 mijë e 594 persona. /Periskopi

Shpërndaje në: