Bahtiri: S’ka me lanë guri pa rrotullu deri në bashkimin e Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Ka nis peticioni për bashkimin e Mitrovicës. Një ndër të parët që e ka nënshkruar ka qenë kryetari Agim Bahtiri.

Derisa, në Kuvendin Komunal është duke u diskutuar kjo iniciativë që ka marrë mbështetjen nga të gjitha subjektet politike.

Agim Bahtiri tha se MAPL-ja ka gabuar dhe ka bërë një veprim skandaloz, gjithashtu sipas tij, ka marrë vendim politik.

“Kërkesa jonë është shumë legjitimë dhe e ftoj ministrinë që ta shqyrtojë edhe njëherë kërkesën. Po ju them me plot bindje, i sigurt se kërkesa jonë do të zbatohet pikë për pikë. Kryetari i Komunës nuk sjell diçka në kuvend pa marrë mbështetje. Këtë iniciativë e përkrahin të gjitha partitë në qendër. Nuk kemi nisur diçka që të mbesim në gjysmë të rrugës. Unë e kom shumë perime”, është shprehur Bahtiri.

Ai gjithashtu shtoi se “s’kom me lon guri pa rrotullu deri në zbatimin e kërkesës sonë”.

Në Kuvend tani po shqyrtohet ndalimi i iniciativës së Bahtiri nga MAPL-ja.

 

Shpërndaje në: