Bahtiri nuk ndalet, nga nesër tenton ta bashkojë Mitrovicën me peticion

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se nga nesër në Mitrovicë do të nisë nënshkrimi i peticionit për inicimin e procedurës për ndryshim – plotësimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me atë jugore.

Ai në një postim në Facebook shkruan se qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë në disa pika të organizuara nga vullnetarët nëpër pjesët e ndryshme të qytetit.

“Nga nesër në Mitrovicë do të nis nënshkrimi i PETICIONIT për inicimin e procedurës për Ndryshim – Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore. Qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë në disa pika të organizuara nga vullnetarët nëpër pjesët e ndryshme të qytetit. Shpërndajeni që të informohen të gjithë”, ka shkruar ai. /Periskopi

Shpërndaje në: