Bacca dëshiron skuadrën franceze

Periskopi.com Sporti

Milani dhe Carlos Bacca janë larg mes tyre, ndërkohë që kuqezinjtë presin ofertën e duhur për ta shitur sulmuesin kolumbian.

Nga Turqia kanë ardhur disa oferta për sulmuesin, gjë që vetë ai i ka konfirmuar në “L’Equipe”, pasi do vetëm Olimpic Marseille.

Milani pati disa oferta të mira vjet, por në fund Bacca vendosur të qëndronte në skuadrën e Montelës, edhe pse West Hemi në Angli ofronte një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij.

Kuqezinjtë duan të arkëtojnë nga shitjet në këto momente dhe pretendojnë ta shesin sulmuesin për të paktën 20 milionë euro.

Shpërndaje në: