Babai i Haalandit pranon një aventurë të mundshme të djalit të tij në Real Madrid

Periskopi.com Sporti

Real Madridi e ka pëlqyer deklaratën e babait të Erling Haaland, Alf Inge, i cili e konsideron La Liga-n si shumë të mirë për sulmuesin norvegjez, që ta vazhdojë zhvillimin e tij të vazhdueshëm.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, vendimi është marrë që 19-vjeçari i talentuar ta “farkëtojë” karrierën e tij në Gjermani. Pasi kishte hyrë në radarët e klubeve në të gjithë Europën, Haaland u transferua në janar te gjigantët e Borussia Dortmund. Golat e tij kanë vazhduar me të njëjtin ritëm në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve.

Për pasojë, adoleshenti norvegjez është bërë një nga sulmuesit më potentë në glob. Ai ishte lidhur shumë me një transferim te Manchester United para se të bashkohej me Dortmundin, ndërsa në “Santiago Bernabeu” thuhet se e shohin galaktik në të ardhmen. Haaland nuk po nxiton të hedhë një hap tjetër në karrierë, por babai i tij pranon se një aventurë në Spanjë mund të përqafohet në një fazë tjetër.

Ish-ylli i Leeds dhe Manchester City, Alf Inge Haaland, tha për “AS”: “Jam shumë i lumtur për djalin dhe Borussia Dortmund, megjithëse për mua gjëja më e rëndësishme është të vazhdojë të rritet si më parë. Ai ishte gjithmonë golashënuesi më i mirë, por gjithashtu jep shumë asiste. Natyrisht, jam krenar për të. Dortmundi na tha se kishin nevojë për dikë si ai dhe se qëllimi është të shënojë sa më shumë gola të jetë e mundur atje.

Shpërndaje në: