Connect with us

Lajme

Babai i Fisnik Ismailit i shtrirë në QKUK, po lufton për jetë

Babai i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili është duke luftuar për jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Published

on

Duke falënderuar secilin për mundin që ta mbajnë në jetën babain e tij, Ismaili ka përmendur raportimet e sotme të mediave për financimin e shërimit jashtë vendit të dy deputetëve Xhavit Haliti e Bardhyl Meta.

“Edhe, duke pritë qetu, më dalin lajmet se qysh Kadri Veseli ia paska pague dy deputetëve mjekimin jashtë vendit, diku afër 30,000 euro në total, prej tatimeve të jueja, në mënyrën ma tinzare e të paligjshme të mundun”, shkruan ndër tjerash Ismaili.

Postimi i plotë i tij:

Çfarë ironie. Sot më shkoi dita në emergjencë në QKUK. Babi po lufton për jetë, edhe i jam mirënjohës krejtve që po bajnë çmos për me e shpëtue, në kushtet ma të vështira për punë. Është e pabesueshme çfarë gjendje është këtu. Nuk është që s’e kam dijtë.

Gjatë ditës, e pranova një thirrje prej një gruaje, e cila e ka vajzën e sëmuet, i duhet transplantim organi, por nuk ka mjaft para për mjekim jashtë vendit. Këso kërkesash marr pothuajse çdo javë. Nganjëherë edhe ma shpesh.

Edhe, duke pritë qetu, më dalin lajmet se qysh Kadri Veseli ia paska pague dy deputetëve mjekimin jashtë vendit, diku afër 30,000 euro në total, prej tatimeve të jueja, në mënyrën ma tinzare e të paligjshme të mundun.

Vetë jam deputet, edhe njoh deputetë të tjerë afër meje, të cilëve as nuk iu shkon mendja që janë më të privilegjuem se cilido qytetar i këtij vendi, gjithmonë duke e pasë parasysh që gjendja jonë financiare ish dashtë me i mbulue shpenzimet e tilla, pa e ngarkue tatimpaguesin. Sigurim shëndetësor nuk kemi.

Por, dita e sotme, me ndodhitë e saj, e cila m’detyroi me e shkrue këtë status, sa jam duke i ndejtë babës te kryet, më bani me mendue, e me e nda me krejt qetu:

Nuk jam tuj dijtë ma! Deri kur? Deri kur kanë me lue këta zdrala me dinjitetin e popullit? A s’po e shihni, more? A s’po e shihni që çdo ditë po shkojnë duke i tejkalue kufijtë, se po e shohin që ju po duroni, edhe s’po mërziten asnjë fije a gjallnoni ju, a jo?

Në fund, votat ata prapë po i marrin, e në protesta s’po dilni. Jeni duke m’habitë, për besë.

Bab, në krejt qet dhembje që po kalojmë, s’po muj pa thanë që një pjesë e jemja po të lakmon se po ikë prej këtuhi.

Prej zemrës së plastë. 🙁

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending