Connect with us

Lajme

Avokati i Popullit: Përmbahuni nga komentet kontradiktore për vdekjen e Deharit

Informatë e Avokatit të Popullit lidhur me kërkesën e familjes Dehari, për lejimin e prezencës së mjekëve të caktuar nga ana e tyre, gjatë procesit të autopsisë së birit të tyre A.D.

Published

on

“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar kërkesën e familjes Dehari, lidhur me prezencën e mjekëve të caktuar nga familja, gjatë procesit të autopsisë të birit të tyre A.D., i cili mbahej i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit, shkruan lajmi.net.

Bëhet e ditur se kërkesa është drejtuar duke pasur për bazë faktin se në kuadër të IAP-së, funksionon, si një strukturë e veçantë, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese (MKPT), i cili ka për mandat të kryejë inspektime në vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, në pajtim me Protokollin Opsional të Konventës kundër Torturës (OPCAT).

Sipas njoftimit, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, gjatë paradites së sotme, kanë kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prizren lidhur me kërkesën e familjes Dehari dhe kanë marrë konfirmimin se do të lejohet prania e mjekëve të caktuar nga familja gjatë autopsisë, gjë që pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme! Avokati i Popullit e ka mirëpritur vendimin e Prokurorit, që të marrë parasysh kërkesën e familjes.

“Avokati i Popullit shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së A.D. dhe njëkohësisht bën thirrje për maturi dhe vetëpërmbajtje nga komentet e ngutshme, jo kompetente dhe kontradiktore. Po ashtu u bën thirrje mediave dhe secilit, që, në një apo tjetrën mënyrë, e kanë mundësinë e plasimit të fjalës publike, të respektojnë dhimbjen e familjes me rastin e humbjes së birit të tyre dhe të lejojnë që një hetim profesional dhe i pavarur  të zbardh të vërtetën mbi humbjen e jetës së A.D”, thuhet mes tjerash aty.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending