Connect with us

Lajme

Avokati i Nehat Thaqit beson se ai do të lirohet së shpejti

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, mund të lirohet pasi “viktimat” e tij kanë dëshmuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd se ai nuk i kishte dëbuar nga shtëpitë e tyre më 1 korrik 1999, në afërsi të Lipjanit.

Published

on

Avokati i Thaçit, Sead Spahoviq, u ka thënë medieve në Beograd se tre anëtarë të familjes Milivojeviq gjatë dëshmisë së tyre në Gjykatën për Krim të Organizuar në Beograd, të martën, nuk e kanë ngarkuar Thaçin me asgjë, madje ata kanë kërkuar që Thaçi të lirohet menjëherë.

Vetë Thaçi ka thënë se më 1 korrik të vitit 1999 nuk ndodhej fare në Lipjan dhe në atë pjesë të Lipjanit, por që me gruan e tij ndodhej në Fushë Kosovë, në muajin e mjaltit.

Ai ka demantuar kategorikisht se e ka dëbuar nga shtëpia e tij familjen Milivojeviq, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Në atë kohë kam qenë 15 ditë në Fushë Kosovë me bashkëshorten time, kam qenë në muajin e mjaltit. Në diçka të tillë kurrë nuk kam marrë pjesë. Nuk e njoh asnjë anëtarë të familjes Milivojeviq”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, avokati i Thaçit, Spahoviq, shpreson se pas këtyre dëshmive Thaçi do të lirohet.

“Njëri prej të dëmtuarve në dëshminë e tij ka thënë se në Polici i kishin thënë se i ka dëbuar Nehat Thaçi, por që nuk e ka njohur si njeriun, i cili me të vërtetë i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre. Pres që Thaçi të lirohet menjëherë dhe që prokurori të heqë dorë nga ndjekja penale. Thaçit i kalon afati i paraburgimit më 28 tetor dhe nuk ka asnjë nevojë që atje të mbetet edhe ndonjë ditë”, ka thënë Spahoviq për mediet në Beograd, fjalët e të cilit i përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending