Connect with us

Lajme

Avdullah Hoti turpëron ministren Dumoshi, vendimin historik ia hedh ne shportë

Published

on

Kryeministri Avdullah Hoti ka anuluar një vendim që e kishte nënshkruar vet më 19 tetor 2020. Vendimi kishte të bënte me operatorët kabllorë në Kosovë, që të paguanin një tarifë minimale për të drejtat e autorit. Këtë vendim, ministrja Vlora Dumoshi e kishte quajtur historik, shkruan Periskopi.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e ka anuluar vendimin që vet e kishte nënshkruar më 19 tetor 2020 i cili parashihte që operatorët kabllorë në Kosovë të paguajnë një tarifë minimale për të drejtat e autorit dhe e cila do të ndahej për autorët e veprave audio vizuele dhe akotrët, të cilat mbrohen nga shoqata VAPIK.

Kryeministri Hoti, pak ditë pasi e mori vendimin qeveritar që sadopak do të ndihmonte aktorët dhe autorët e veprave audio vizuele është takuar privatisht me pronarët e operatorëve kabllorë e të cilët e kanë detyruar ta ndryshojë vendimin e datës 19 tetor me një vendim të ri të datës 30 tetor për ta shtyrë zbatimin e vendimit paraprak.

Ky ndryshim i vendimit të Hotit pas takimeve private me operatorët kabllorë e që është në dëm të autorëve e aktorëve, ka nxitur shoqatën VAPIK që të reagojë ashpër dhe kanë kërkuar nga Hoti që të kthejë ligjshmërinë e jo të bie pre e pazareve me operatorët kabllorë, në dëm të krijuesve dhe televizioneve kosovare.

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, e kishte cilësuar këtë si vendim historik për një të ardhme më të mirë për autorët e krijuesit e vendit tonë.

“Sot Qeveria Hoti ka marrë vendim për miratimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur dhe të drejtën e autorit me rastin e ritransmetimit, përmes të cilit vendoset kompensimi i drejtë dhe adekuat për autorët, krijuesit e investitorët e veprave audio-vizuale. Me këtë vendim, krijohet një sistem funksional i drejtës së autorit që u mundëson bartësve të drejtave kompensimin të drejtë për veprat e tyre, si dhe përmbushet obligimi për zbatimin e të drejtave pronësore intelektuale që dalin nga neni 77 dhe 78 i MSA-së”, kishtë thënë Dumoshi.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e kompensimit të krijuesve, autorëve dhe mbajtësve të tjerë të drejtave, si dhe rëndësinë për krijimtarinë intelektuale dhe kulturore, uroj krijuesit, artistët dhe autorët për këtë vendim historik, për një të ardhme më të mirë për autorët e krijuesit në vendin tonë”, kishte deklaruar ajo tutje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending