Connect with us

Lajme

Australia u thotë “jo” refugjatëve që mbërrijnë përmes detit

Australia do të ndalojë përjetësisht hyrjen në vend të azil-kërkuesëve dhe refugjatëve përmes rrugëve detare. Ky ndalim është konsideruar nga kryeministri Turnbull si një sinjal i fuqishëm, sidomos ndaj grupeve kriminale dhe trafikantëve të qenieve njerëzore. Përjashtim nga ky ligj i ri do të jenë vetëm fëmijët, ndërkohë që rreth 3.000 refugjatë të ardhur në vend që prej vitit 2013, pritet të preken nga kjo politikë.

Published

on

Australia ka vendosur të ndalojë hyrjen në vend të azil-kërkuesëve që mbërrijnë me anë të rrugëve detare.

Ndalimi i përjetshëm mbi vizat do të aplikohet edhe për ata të cilët udhëtojnë si turistë, për arsye biznesi ose që janë të martuar me qytetarë australianë.

Kryeministri Malcolm Turnbull tha se kjo lëvizje do të dërgojë sinjalin më të fuqishëm sidomos për trafikantët e qenieve njerëzore.

Ndalimi i propozuar do t’i paraqitet parlamentit duke filluar nga java e ardhshme.

Australia i transporton azil-kërkuesit që mbërrijnë përmes varkave, në qendrat e saj të vendosura në ishujt Nauru dhe Manus.

Vendosja dhe strehimi në Australi do të ndalohet edhe në rast se autoritetet verifikojnë se bëhet fjalë për refugjatë.

Ata do të duhet të rikthehen në vendet e tyre të origjinës, të vendosen në Manus ose Nauru ose të shkojnë në një vend të tretë.

Legjislacioni i ri do të jetë i vlefshëm për të gjithë ata persona që janë dërguar tashmë në qendrat ishullore duke filluar nga 19 korriku i vitit 2013, përfshi edhe ata të cilët janë kthyer ose kushdo që mbërrin në të ardhmen.

I vetmi përjashtim për këtë ndalim, do të jenë fëmijët. Ligji do të godasë drejtpërsëdrejti rreth 3.000 refugjatë që strehohen dhe i janë nënshtruar kujdesit mjekësor në Australi, Manus apo Nauru, ndërkohë që opozita ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë ligjin e ri ose jo.

Vendi është kritikuar vazhdimisht për politikat e ashpra ndaj refugjatëve dhe azil-kërkuesve.

Një raport i Amnesty International më herët gjatë këtij muaji, e krahasonte kampin e Nauru si një burg në qiell të hapur, ndërkohë që kryeministri Turnbull e konsideroi këtë përfundim si tërësisht të gabuar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending