Atentat gjatë lëvizjes me makinë, ikin të dyshuarit

Periskopi.com Lajme

Një person është qëlluar me armë zjarri paraditen e kësaj të shtune në Laç, teksa lëvizte me mjetin e tij në lagjen numër 2 të qytetit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga të shtënat nuk ka pasur viktima, por vetëm panik në ambientin përreth.

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga dëshmitë e mbledhura kanë konstatuar se autorët e sulmit janë larguar me automjet në drejtim të Mamurrasit.

Burimet shtojnë se agjentët e krimeve po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.

Shpërndaje në: