Connect with us

Lajme

Askush s’po merret me propozimet e Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës nga 120 sa është të zvogëlohet në 100. Ai gjithashtu ka kërkuar që në Kuvendin e Kosovës të shtohen edhe dy vende për komunitetet, një ulëse për komunitetin malazez dhe një për kroatët.

Published

on

Mirëpo, një kërkesë e tillë, e bërë nga Thaçi, siç duket nuk po mirëpritet aq mirë nga opozita dhe analistët politik. Sipas tyre, kjo nuk është në rregull, ndërsa, sa i përket vendeve për komunitetet, analistët thonë se këto duhet të ndahen proporcionalisht edhe me komunitetet tjera.

Shkodran Hoti zyrtar për media i Lëvizjes Vetëvendosje thekson se, Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë një përgjigje Thaçit në lidhje me çështjen e reformës, apo më saktë kryetari Visar Ymeri refuzoi ftesën e tij për reformën zgjedhore. Dhe ky veprim erdhi ngase për Vetëvendosjen zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.

“Siç edhe dihet nga të gjithë, institucionet e qeveria e Kosovës me gjitha veprimet e saja për të imponuar koncesione të dëmshme e antikombëtare, tashmë nuk ka fije legjitimiteti, dhe për të mos u përshkallëzuar tensioni mes popullit e qeverisë edhe më tej, zgjidhjet mbesin opsion. Pra, pa zgjedhje të ndershme që do të prodhonin një pushtet të ri e me legjitimitet, i cili do të sillte ndryshim, nuk  e shohim të udhës të humbasim kohë me reformën zgjedhore. Ne e kemi parasysh se Thaçi është në krizë, duke mos qenë figurë unifikuese dhe duke qenë nga figurat që gëzon minimum besimi në popull, prandaj edhe nuk e shohim të arsyeshme të merremi me propozime të tij në këtë moment. Pra, në momentin kur Kosova ka aq shumë nevojë për një pushtet të ri e të ndershëm, e rrjedhimisht nuk ka fare nevojë që në krye të saj të ketë njerëz kontrovers si Hashim Thaçi”, thekson Hoti për Gazetën InfoPress.

Në anën tjetër, analisti dhe publicisti Nexhmedin Spahiu, pohon se, kjo nuk është në rregull, pasi, sipas tij, nuk mund të zbritet proporcionalisht numri i deputetëve minoritare.

“Nëse zbret vetëm numri i deputetëve shqiptarë nga 100 në 80 atëherë prishen proporcionet. Duhet të përgjysmohen. D.m.th. 50 shqiptarë, 3 serbë, 1 malazez, 1 kroat, 1 boshnjak, 1 goran, 1 turk, 1 ashkali, egjiptas, 1 rom = 60”, thekson Spahiu.

Më ndryshe se Spahiu, mendon analisti politik Fadil Lepaja, i cili thekson se, numri i ulëseve për minoritetet të ndahet proporcionalisht edhe me komunitetet e tjera. “Pra në këtë rast edhe me malazezët dhe kroatët, aq më tepër që me këto vende kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe kjo do të forconte “urat” e miqësisë me to, çka edhe është një nga rolet e komuniteteve”, thotë Lepaja.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending