Askush nuk i mbajti lotët në homazhet për Astrit Deharin

Familjarë, politikanë, shoqëri e mijëra qytetarë u bënë bashkë sot për të bërë marshuar në kërkim ët drejtësisë për vdekjen e dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit, në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim.

Periskopi.com Lajme

Marshi i cili filloi nga Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”  përfundoi para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku edhe u bënë homazhe para arkivolit të Astritit, raporton Periskopi.

Me lot në sy krerët e VV-së u ulën pranë prindërve të astriti për t’i pranuar ngushëllimet e mijëra njerëzve. /Periskopi/

Ndryshe, varrimi i të ndjerit pritet që të bëhet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Zllatar të Prishtinës.

Shpërndaje në: