Asgjë e re, Prishtina triumfon në Superkupë kundër Rahovecit

Sigal Prishtina ka nisur sezonin e ri mbarë duke triumfuar ndaj Rahovecin për trofeun e Superkupës së Kosovës.

Klubi bardhekaltër i drejtuar nga trajner i mirënjohur, Bujar Loci edhe pse hasi vështirësi gjatë ndeshjes arriti që në fund të fitojë me rezultat 91:73.

Koshashënuesi më i mirë i takimi ishte basketbollisti nga radhët e Prishtinës, Fahro Alihodzic me 23 pikë, 2 asistime. Për kryeqytetasit lojë të mirë bënë edhe Divine Myles me 20 pikë, 8 asistime dhe Mikaile Tmusic me 19 pikë.

Ndërsa, për Rahovecin i drejtuar nga trajnerin Pllantak më i miri ishte Justin Gray me 17 pikë dhe 5 asistime. Me lojë të bukur u dallua edhe Arian Qallaku me 11 pikë dhe 2 asistime. /Periskopi.com/

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION