Asfaltohet buxheti i Kosovës, thotë Vetëvendosje

Besnik Bislimi, udhëheqës i Departamentit të Ekonomisë në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se tash e sa vjet institucionet e Kosovës miratojnë buxhetin vjetor që parasheh vetëm betonimin e rrugëve të vendit.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Bislimi është shprehur se qeveria po e miraton buxhetin pa pasur një plan qeverisës paraprakisht.

“Buxheti i Kosovës është i asfaltit qe disa vite. Edhe kur PDK e ka bërë buxhetin, ai ka qenë i asfaltit. Buxheti nuk shihet si instrument të arrihet një objektiv, por të përmbush dosa nevoja që janë klanore. Ky buxhet del prej një qeverie që nuk ka plan qeverisës. Buxhet nënkupton tu merren paratë qytetarëve me premtimin se do tu kthesh diçka më pas në formë të të mirave publike.

Bislilimi ka deklaruar se është bërë praktikë që buxheti të procedohet në ditën e fundit, dhe sipas tij kjo ndodh për vetëm një arsye.

“Për çdo vit buxheti procedohet në ditën e fundit, kjo është praktik e dhënies së tenderave. Nuk është rritur buxheti, të hyrat nga buxheti i vitit të kaluar janë rritur vetëm 80 milionë. Por ju keni rritur shpenzimet. Këtu keni manipuluar me numra”, ka thënë Bislimi.

Shpërndaje në: