Arsene Wenger dhe James në mënyrë perfekte e shpjegojnë si dhe pse futbolli ia ka kthyer shpinën Mesut Ozilit

Periskopi.com Sporti

Mesut Ozil është sigurisht një prej futbollistëve më të natyrshëm të gjeneratës së tij.

Mirëpo, gjashtë viteve pas lavdisë me Gjermaninë në Brazil, ai është shndrruar në një figurë frustruese që zakonisht hidhet në diskutim kur ka të bëjë me dicka negative për t’u folur, transmeton Periskopi.

Ndoshta, ai përflitet më së shumti për faktin se fiton një pagë prej 400 mijë euro në javë, të cilën është larg ta arsyetojë me paraqitjet e tij në fushë.

Por a ka ndryshuar vërtetë Ozili nga koha kur dominonte fushën, apo ka ndryshuar bota rreth tij?

Epo, Arsene Wenger duket se e di përgjigjen.

”Mënyra si po ecën futbolli për momentin, është kundërpresing i shpejtë, tranzicion i shpejtë dhe të gjithë luajnë njejtë. Kjo i ka përjashtuar lojtarët si Ozil.”

Nuk është vetëm Wenger ai që beson dicka të tillë. James Rodriguez së fundmi ka dhënë mendimin e tij rreth cështjes së mesfushorëve si gjermani.

”Tani të gjithë luajnë 4-4-2 ose 4-3-3. Vështirë se ndonjë fëmijë dëshiron të jetë 10sh, sepse tani nuk ka të tillë dhe 10shat lihen jashtë nga trajnerët sepse ata duan vetëm lojtarë të shpejtë, të cilët kanë aftësi 1 kundër 1.

”Të tillë që mund të vrapojnë dhe luajnë në mesfushë. E rëndë është që fëmijët nuk duan të jenë 10sha më, sepse 10shi nuk shfrytëzohet më. 15, 20 vite më parë të gjithë dëshironin të ishin 10sha, por tani është më e komplikuar,” ka thënë mesfushori i Evertonit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: