Arrestohet Ryan Giggs, ajo që i bëri të dashurës së tij është thjesht e tmerrshme

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Manchester Unitedit dhe trajneri i Uellsit, Ryan Giggs është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar të dashurën e tij, Kate Greville, sipas ”The Sun”.

Tabloidi potencon se policia u telefonua në pronën 2 milionëshe të Giggsit pas orës 22:00, të dielën mbrëma, për raportime të ‘prishjes së qetësisë’, transmeton Periskopi.

Potencohet se ish-heroi i Premier Leagues u mor në pyetje nën dyshimin për shkaktim të dëmtimeve trupore dhe sulm.

Një zëdhënës i Policisë britanike citohet të ketë thënë: ”Policia u telefonua rreth orës 22:05 të dielën pas raportimeve për prishje të qetësisë. Një grua në të 30-tat pësoi dëmtime minore, por nuk pati nevojë për trajtim.

p1em5jcbj274gq2c1o5423q1f4l9.jpg

”Një 46-vjecar është arrestuar nën dyshimin për sulm.”

Policia raportohet se konfirmoi që personi i arrestuar u lirua në procedurë të rregullt, me Giggs që doli nga stacioni pas disa orë marrjeje në pyetje.”

Giggs ka qenë duke dalë me Greville nga viti 2017., e cila filloi punën si zyrtare e marrëdhënieve publike në një hotel të cilin ish-lojtari e zotëron gjysmën, me marrëdhënien e tyre që e bënë publike në gushtin pasues.

Lajmi u bë i ditur tetë muaj pasi Giggs u divorcua nga gruaja e tij, Stacey, të cilën ai kishte qenë duke e tradhtuar për disa vite me gruan e vëllait të vetë, Natasha. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: