Arrestohet 20 vjeçari që vishej si palaço

Periskopi.com Lajme

Në Amerikë është arrestuar një 20 vjeçar i cili vishej si palaço duke i frikësuar njerëzit në së paku gjashtë shtete amerikane. Jonathan Martin, është i akuzuar për veshje si palaço në publik dhe sjellje jo normale, transmeton Klan Kosova.

Shumë persona kanë raportuar se Martin i veshur si palaço përpiqej t’i joshte fëmijët duke shkaktuar kështu panik kudo që është paraqitur.

Policia i ka paralajmëruar njerëzit që të mos veshin kostume palaçoje pasi kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.

“Veshja si palaço në vende publike mund të iu çojë në situata të rrezikshme si për personin që vishet si palaço si për të tjerët”, thuhet në deklaratën e policisë.

palaqo 2 palaqo

Shpërndaje në: