Armatim i rëndë në mes të autostradës

Periskopi.com Lajme

Një automjet i ngarkuar me predha në mes të autostradës Tiranë-Durrës ka frikësuar shumë persona. Nuk dihet destinacioni i këtij automjeti, por shoferët e tjerë janë tmerruar kur e kanë parë ngarkesën me predha.

Kështu, automjetet e tjera janë munduar të rrinë disi larg pasi përplasja e automjetit dhe si pasojë e predhave mund të ishte fatale.

Raportuesi shkon më larg, duke e quajtur këtë një tregtim të predhave, gjë e cila mbetet për t’u verifikuar.

 

Shpërndaje në: