Arian Dacit do t’i bëhet autopsia

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se  trupit të Arian Dacit do t’i bëhet autopsia.

Zëvendësministri i Diasporës dhe djali i Nexhat Dacit vdiq sot në një ortek bore në Brezovicë.

Menjëherë sa po më kanë thirrë unë jam nisë, ekipa e parë ka shku dhe është afër për në Brezovicë ndësrsa unë me familjen e Daci jemi duke shkruar në vendin e ngjarjes. Trupit do ti bëhet obduksioni, ashtu parashihet por duhet të shohim. Trupi i tërhequr do të shkojë në IML”, tha Gërxhaliu pwr Kallxo.com

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt.

Periskopi ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Prokurorisë së Ferizaj, Shukri Jasharin i cili nuk ka dashur të zbulojë indentitetin. Ai vetëm ka treguar se Prokurori i ngarkuar bashkë me hetuesit janë nisur për në vendin e ngjarjes, pas informacioneve se një person gjendet atje i vdekur.

‘’Unë e verifikoj që rasti ka ndodhur para 1 ore e gjysmë. Prokurori është nisur me hetuesit në vendin e ngjarjes. Policia na ka infirmuar se kufomën e kanë zbritur poshtë tek hotel Molika. Këto info  i kemi njëherë’’’, ka thënë Jashari për Periskopin.

Arian Daci ishte zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë Haradinaj që prej nëntorit të vitit 2017. Pak gjëra dihen për të, përveç që ishte maniak i skijimit dhe borës ku tragjikisht edhe e humbi jetën./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: