Anulohet vendimi për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Akreditimit

Periskopi.com Lajme

 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është anuluar zgjedhja e drejtorit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.

Kjo, sipas komunikatës së Qeverisë, ka ndodhur ngaqë nuk janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, transmeton Koha.net.

“Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me arsyetimin se nuk janë respektuar të gjitha procedurat ligjore. Qeveria ka rekomanduar që konkursi të përsëritet konform procedurave dhe dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Shpërndaje në: