Connect with us

Kulturë

Anton Çehov, mjeku që u bë gjeni i novelës

Anton Çehov, ishte nipi i një bujkrobi, që arriti të blinte lirinë e tij dhe biri i një shitësi ushqimesh. Gjatë javës ishte babai i pamëshirshëm, që i kamxhikonte fëmijët rast e pa rast dhe të dielën shndërrohej në një qenie të përvuajtur dhe mëshirëplotë, kur i duhej të kryente rolin e një koristi kishe. Me një dorë fjalë, kjo ishte fëmijëria e kaluar e Çehovit. Dhe një një baba i tillë la gjurmë të dukshme dhe plazmoi thellë në brendinë e vet gjithë veprat e gjeniut.

Published

on

Nga Albert Vataj

Historia e letërsisë, e cila rreket të kacavirret me tekstshkrimin përnga kreshta më e lartë e kumtit estetik, si forma më depërtuese e shprehisë, ruan në memorin e vet ngadhnjime të paepura korifejsh, të cilët duke ardhur nga dimesione të tjera dëshiruese dhe dijetuese, u përfshinë prej artit të krjimit letrar si prej një magjie. Ata nuk e mohuan askurrë profesionin, për të cilin kishin thurur kaq shumë ëndrra dhe derdhur kaq shumë djersë, por bashkëngjiten gjymtyrët e saj këtij pasioni me shtatin dhe shpirti e ngulmeve mëtuese. A ishte Çehovi një prej tyre. Po. Është magjia e tij që na deh ende shpirtrat e epur pas sendërgjimeve emocionale e penës majëmprehtë.

“Mjekësia është gruaja ime, ndërsa letërsia dashnorja”, është kjo maksimë e dalë që vjen si tharm në magjën e Anton Çehov, rusit që konsiderohet si novelisti më i madh dhe më i shquar, jo vetëm në vendlindje, por përbotërisht dhe gjithkohësisht. Ai vlerësohet me 165 pikë nga kritikët e sotëm, sipas një sondazhi të paradokohshëm të “Times”. Anton Pavlloviç Çehov lindi 155- vite më parë, më 29 janar të vitit 1860. Ai që do të diplomohej për mjekësi, do të ngulitej thellë në memorien e gjeneratave dhe do të rrëmbente meritueshëm vlerësimin e një prej 10 novelistëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Në përvjetorin e 155 të ardhjes në jetë të këtij gjigandi të letrave, ne përulemi me mirënjohje për aktin e tij të krijimit, sublimja e së cilës e mban atë jo vetëm si dramaturgun më të madh të shekullit të XIX-të dhe i fillimit të atij të XX, por edhe si shkrimtari më i suksesshëm i tregimeve të shkurtra, autori gjenial, vëzhguesi skrupuloz, mendjehapuri dhe komunikuesi ëmbëlak. Që nga koha e vdekjes së Çehovit, që daton më 15 korrik i vitit 1905, reputacioni i tij ka rrapëllitur nëpër terrene të çaprazta e mbijetuar stuhishë të ndryshme. Spariherë mbi të do të rëndonte një alogjizëm që do ta përndiqte gjatë, sipas së cilës, ai ishte një “tregtar i mërzitshëm”, dramat dhe pjesët teatrale të të cilit kanë një fund të paralajmëruar, një cekje e shpërfaqshme në shpirtin e artdashësit. Nga të tjerë ai është konsideruar si shkrimtari i “komedive”, lëndë të cilën ai e përdorë si ingredient të ngjizjes së realitetit me të cilin domosdo përleshej edhe përmes groteskut. Cingërima e keqkuptimeve ceku deri aty sa mbi këtë vullnetmirë dhe rrëmihës të gjithçkasë dhe trajtues buzëhollë, rëndoi heretiku, sepse në vitin 1890 ai në “veshjen” e mjekut kreu një udhëtim në zonën e Sakhalinit, në fund të të cilit grumbulloi një material të mjaftueshëm për shumë pjesë dhe tregime, të cilat e pasuruan galerinë e tij krijuese.

Sipas një libri të vitit 1997, bazuar në letrat e lëshuara nga arkivi rus, dramaturgu ishte, ndër të tjera, edhe një frekuentues i shtëpive publike. Shumë syresh e morën kallpë këtë informacion, të prirur nga trajtimi i Çehovit, këtij gjeniu të rrëfimtarisë, vetëm si një mashkull me hove epshore. Ai në këtë frekuentim të prostitutave, këtyre “infermiere të ndjenjave”, kurtizane të përdala, përjashtoi pjesmarrjen fizike. Ai ishte me ta, mes tyre, për të biseduar, për ti pyetur dhe për ti dëgjuar me shumë vëmëndje. A ndikojnë informacione të tilla në mënyrën sesi ne e vlerësojmë artin e tij? Kjo e vërtetë ashiqare e ndez më me shpuzë admirimin për të dhe talentin e tij. Tek ai dashuria për të zbuluar botën shkonte paralel me dëshirën për t’i ikur, për t’iu shmangur asaj, duke e trajtuar artin, si mjet, gjëndje apo vullnet që duhet të priret të qartësojë problemet, jo domosdoshmërish të japë kurën për to. Megjithëse mjek, Çehovi shërimin e plagëve shoqërore i’a la kohës dhe botkuptimit, ndjenjës së ndërgjegjësimit nëpërmjet mjeteve shprehëse estetike.

Anton Çehov, ishte nipi i një bujkrobi, që arriti të blinte lirinë e tij dhe biri i një shitësi ushqimesh. Gjatë javës ishte babai i pamëshirshëm, që i kamxhikonte fëmijët rast e pa rast dhe të dielën shndërrohej në një qenie të përvuajtur dhe mëshirëplotë, kur i duhej të kryente rolin e një koristi kishe. Me një dorë fjalë, kjo ishte fëmijëria e kaluar e Çehovit. Dhe një një baba i tillë la gjurmë të dukshme dhe plazmoi thellë në brendinë e vet gjithë veprat e gjeniut.

Ai e ndan jetën në dy periudha të mëdha: periudha gjatë dhe pas goditjeve me kamxhik. Ndër të parat gjëra që ai shkroi në rininë e tij ishte një listë objektivash që do të kishte dashur ta ndiqte, nëse Zoti do t’i kishte falur dhuntitë e një artisti. Ja çfarë shkruan dramaturgu i madh: “Ndër gjërat më të shenjta janë trupi njerëzor, shëndeti, inteligjenca, talenti, dashuria dhe liria nga dhuna, nga gënjeshtrat. Ky është programi që do të doja të ndiqja nëse do të isha një artist i madh”. Çehovi e njihte mirë dhunën dhe gënjeshtrën e donte të kishte të bënte sa më pak me to. Ai ishte shumë i përgjegjshëm si njeri dhe kur i ati dështoi në biznesin e tij dhe e çoi familjen në Moskë, Çehovi bëri ç’ishte e mundur për t’i ndihmuar ata financiarisht e ndërkohë arriti që të mbaronte shkollën, mori një diplomë në Mjekësi, shkruante pa reshtur skeçe dhe tregime të shkurtra për të pasur mundësi më të shumta financiare.

Çehovi çmohej si një vëzhgues i jashtëzakonshëm, një kureshti e ngarkuar me yshtje të zellshme dhe ngulmi për të qëmtuar gjithçka në realitetin e dukshëm dhe të brendashkruar të qenies njerëzore. Ky pasion e kishte armatosur atë me aftësinë për të penetruar në skutat më të errta të thellësisë së brendamishit të fateve të njerëzve. Si një rus ai vërshoi nën lëkurën e atyre që do të ishin personazhet dhe karakteret e korpust të tij krijues, individëve të ndryshëm e të bëhej njësh për pak kohë me veset, dëshirat, ëndrrat e makthet e tyre. Ai vuri re se njerëzit nuk e kishin shumë të zhvilluar aftësinë e të dëgjuarit të njëri-tjetrit. Në tregimet e tij të shkurtra, për të cilat ishte një mjeshtër i madh, vihen re këto nuanca e ngjyrime, por në pjesët dramatike ato bëhen më të dukshme dhe të prekshme. Sepse, në teatër personazhet shfaqen me të gjithë dimensionet e tyre. Të shumtë janë ata që e krahasojnë Çehovin me Shekspirin, madje që i konsiderojnë të dy njëherazi të mëdhenj e monumentalë për atë që kanë shkruar e thënë për jetët, karakterin e natyrën njerëzore. Shumë regjisorë po përpiqen ndërkohë që të sjellin një version modern të veprave të Çehovit, siç kanë bërë disa regjisorë me dramat dhe komeditë e Shekspirit.

Ka disa që janë të mendimit se një gjë e tillë nuk do të kishte sukses, edhe pse Çehovi është i gjithkohshëm dhe vepra e tij do të jetojë për sa kohë do të jetojnë edhe njerëzit. Gjithsesi në Londër disa regjisorë po përpiqen që të eksplorojnë në këtë drejtim. Një iniciativë është ajo e “modernizimit” të “Pulëbardhës” dhe “Kopshtit të qershive”. Me këto realizime synohet edhe restaurimi i vilës së Jaltës. Ajo nuk është një vilë e zakonshme, por një shtëpi që fsheh disa të vërteta për shkrimtarin dhe dramaturgun e madje, nëse shkon aty, ajo të shfaqet shumë mikpritëse fillimisht. Është e pajisur me dy ballkone. Në këtë shtëpi Çehovi qëndroi me motrën që iu përkushtua me një dashuri të veçantë të vëllait, por ndaj të cilës ai jo gjithmonë u tregua i hapur dhe i drejtë. Madje nuk i tha as për planet që kishte për t’u martuar me aktoren Olga Knipper. Distanca e madhe nga Moska ndikoi edhe në mënyrën e të shkruarit të Çehovit, por ai pati mundësinë që të kishte një nga aparatet e parë telefonikë në të gjithë zonën me të cilin komunikonte me kryeqytetin. Ai merrte vazhdimisht telefonata nga Teatri i Artit që e mbante të përditësuar me suksesin e shfaqjeve të dramave të tij më të fundit. Një proverb thotë se “djalli qëndron në detaje”, por Çehov e përgënjeshtron këtë thënie.

Tek ai në detaje gjendet pikërisht antidoti i djallit. Për Çehovin, bota është në kuptimin strikt dhe hiperbolik të fjalës “një vend i jashtëzakonshëm”. Çehovi e dashuronte atë, natyrën njerëzore dhe trupin human. Ai thoshte shpesh se ishte i martuar me mjekësinë dhe sa për letërsinë ajo ishte e dashura e tij e përjetshme. Çehovi vlerësonte se pikërisht përmes trupit të vdekshëm dhe shumë vulnerabël mund të përjetohen gëzimet e rikrijimit. A besonte Çehovi te progresi? Përmes përkushtimit të tij ndaj masave fshatare dhe vajtjes te të burgosurit e kolonisë së Sakhalinit, ai ka bërë shumë më tepër se disa idealistë për ta shndërruar botën në një vend më të mirë, por ai ishte aq i mençur sa për ta kuptuar dallimin mes dëshirës për të bërë mirë dhe rrezikut që mund t’u kanoset njerëzve të tillë nëse nuk arrijnë që të gjejnë një balancë mes dhënies dhe marrjes.

Dihet se pasi përfundoi “Kopshti i qershive”, Çehov ngjizi idenë për një tjetër dramë, por që fatkeqësisht nuk pati mundësinë ta jetësonte, vdekja i kishte zënë pusi. Nga ato pak shkrime që kanë mbetur bëhet fjalë për një dramë me pritshmëritë e një suksesi të garantuar. Gjithsesi kjo mrekulli e mbetur në tentativë nuk kishte gjasë t’ia zbehte shkëlqimin e këtij gjenialiteti. Më së miri për këtë dëshmon vlerësimi, të cilin e ushqen me energji dhe ëndje lexuesi i të gjitha kohëve. Anton Çehov do të mbetet përherë pjesë e dëshirimit të lexuesit dhe detyresës së brezave për ta nderuar me përkorje këtë gjeni rus të letrave.

Marrë nga: koha.com

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kulturë

Mediat e huaja shkruajnë për filmin “Zgjoi”: Është një perlë

Published

on

Suksesi i filmit ka marrë vëmendjen e mediave të huaja.

Festivali i Filmit “Sundance” është vetëm disa javë larg nga fillimi me 28 janar, dhe këtë vit po vjen me një edicion virtual të këtij lloji.

Një nga filmat me të kërkuar në seksionin e Kinemasë Botërore të konkursit Dramatik është “Zgjoi”, filmi debutues nga Blerta Basholli, shkruan Level K.

Frymëzuar nga një histori e vërtetë, “Zgjoi” është një vështrim fuqizues i një gruaje që ka probleme, por mbijeton pas zhdukjes së burrit të saj. Portreti feminist, i cili aktualisht po kërkon shpërndarjen, shfaq premierën në festival në 31 janar.

Në një fshat në Kosovë, familjet përpiqen të sigurojnë jetesën ndërsa presin me padurim lajmet për burrat, baballarët dhe djemtë që u rrënuan nga lufta. Kur bletët e Fahrije ndalojnë prodhimin e mjaltit, ajo merr licencën e saj të shoferit dhe sipërmarrjet në qytet për të shitur ajvar shtëpiak në një dyqan ushqimesh lokale.

Zgjuarsia dhe ambicia e Fahrijes sfidojnë banorët e qytetit konservator, të cilët janë të palëkundur në rolet tradicionale dhe pritjet patriarkale. Ajo shpërfill fyerjet, thashethemet, madje edhe sulmet fizike për të fuqizuar një komunitet të grave për të qenë të pavarur dhe të pavarur në mënyrë që të mbijetojnë së bashku.

E ankoruar nga shfaqja e nënshtruar e ende e fortë e emocionuese e Yllka Gashit, debutimi magjepsës i shkrimtares / regjisores Blerta Basholli është stresuar me ndershmëri dhe vërtetësi.

Kamera e saj natyraliste përqendrohet në ndërmarrjen e aksioneve të larta që Fahrije merr përsipër ndërsa vajton zhdukjen e burrit të saj, duke lundruar në një botë të re dhe duke befasuar veten dhe ata përreth saj. Bazuar në një histori të vërtetë, “Zgjoi” është një perlë e qetë, ngritëse që nxjerr në pah forcën në personazhet e saj pasi nuk provon se asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision.

Në kast përfshihen gjithashtu Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi dhe Kaona Sylejmani, Valire Zeneli. Prodhuesit janë Yll Uka, Valon Bajgora dhe Agon Uka.

Continue Reading

Kulturë

Yllka Gashi e lumtur për suksesin e filmit “Zgjoi”, thotë se për të punuan gati një dekadë

Published

on

Aktorja kosovare Yllka Gashi, ka thënë se tre çmimet e fituara të filmit “Zgjoi” në festivalin më të madh të filmit në Amerikë “Sundance”, janë një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën.

Ajo për herë të parë pas këtyre çmimeve ka folur në Orën e Pasdites në Klan Kosova, duke deklaruar se ky film ka dhjetë vjet që është duke u punuar.

“Në kohë reale e kam marrë lajmin kur Blerta Basholli e ka fituar çmimin për regjinë më të mirë. Ky ka qenë një lajm shumë i mirë dhe fenomenal. Për ne ishte një gzëim dhe shok që kemi arritur ta marrim atë shpërblim. Ndërsa, të nesërmen e kam kuptuar që i kemi fituar edhe dy çmimet tjera. Më mori pak kohë derisa e absorbova atë lajm, atë gëzim”.

“Këto çmime nuk është se kanë rëndësi personalisht vetëm për neve që jemi pjesë e tij. Ky film ka peshë për kinematografinë tonë, për kulturën dhe për Kosovën si shtet. Me aq sa kam informacione, unë nuk e di sa janë të sigurta, por në këtë festival nuk ka ndodhu asnjëherë t’i fitojë tre çmime ndonjë film i rajonit apo edhe i Evropës. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm, jam tepër e lumtur dhe jam krenare që jam pjesë e këtij sukses”.

Gashi ka theksuar se regjisorja e filmit Blerta Basholli nga viti i 2011 është duke punuar dhe e ka shkruar filmin “Zgjoi”.

“Unë pjesë e këtij filmi kam qenë nga viti 2011, prej kur Blerta kishte filluar të punonte për të. Gati një dekadë është kur është filluar të shkruhet dhe punohet për këtë film. Unë 10 vjet kam pritur për të luajtur në rolin e Fahrije Hoti, e cila është një gruar që të mahnit me energjinë e saj dhe forcën stoike të cilën e karakterizon atë grua”.

“Për historinë dhe përjetimet e kësaj grua, unë them se duhet një serial me dhjetë sezona dhe nga 20 episode brenda. Është shumë e vështirë të përmbledhjet krejt ajo çka ka përjetuar kjo zonjë. Fahrija është një heroinë, ajo është simbol i gruar se mençur dhe punëtore dhe ajo nuk dorëzohet para asnjë sfide”.

Aktorja kërkon nga institucionet dhe politikanët në Kosovë që të mos falënderojnë kur ka suksese të tilla në kinematografi, por të punojnë sa më shumë që vendi të vendoset në hartë me gjëra të tilla.

“Mos falënderoni, veproni konkretisht nëse doni me vendos Kosovën në hartë për të mirë. Duhet të rritet buxheti si në kinematografi edhe në Kulturë. Duhet të merren seriozisht me kërkesat e artistëve dhe nevojat që i kanë”, ka thënë Gashi.

Continue Reading

Kulturë

Novela e ndaluar e Tolstoit që nxiti revolucion seksual në Rusi

Published

on

By

Nga fundi i jetës, prind i 13 fëmijëve, shkrimtari pësoi një shndërrim shpirtëror: rishikoi qëndrimin ndaj martesës dhe marrëdhënieve midis burrave dhe grave në përgjithësi.

Në novelën që shkakoit skandal: “Sonata Kreutzer”, Tolstoi propozon të hiqej dorë plotësisht nga dashuria fizike! Libri pati një ndikim jashtëzakonisht të madh tek rinia, në fund të shekullit të 19-të. Disa e konsideruan novelën e Tolstoit: “Sonata Kreutzer”, si punën e tij më të mirë, të tjerët, përkundrazi, i hodhën poshtë pikëpamjet e Tolstoit, ndërsa Teodor Ruzvelt shkoi deri atje, sa e quajti një “zvetënues të moralit seksual”. Përse krijoi një bujë të atillë në publik, kjo novelë e shkurtër? Dhe çfarë përçon në të, Tolstoi?

Vrarë nga xhelozia

Protagonisti, Vasili Pozdnishev, historinë e jetës ia tregon një bashkudhëtari treni. Ai vrau bashkëshorten, kur, teksa kthehet nga një udhëtim në orët e vona, e gjen të shoqen duke luajtur muzikë me një burrë tjetër. Gjykata vendosi që vrasja ishte provokuar nga tradhtia bashkëshortore dhe e liroi, kështu që Pozdnishevi u lejua të shëtiste i lirë. Pas episodit të tmerrshëm, Pozdnishevi pësoi një rilindje shpirtërore, me pretendimin se tashmë e kuptonte gjendjen e ligë të shoqërisë: “Unë nuk e vrava gruan atëherë, por shumë më herët. Ashtu siç po vrasin tani, gjithkush, gjithsecilin…”. Libri nuk e qartëson nëse e shoqja e Pozdnishevit ishte e pabesë, apo jo: Tolstoi është shumë më i shqetësuar për ndjenjat, sesa për veprimet. Në epigrafin e “Sonata Kreutzer”, autori citon nga Ungjilli: “Unë po ju them, se të gjithë që shikojnë një grua me epshin për ta pasur, në zemër ka kryer tradhti bashkëshortore me të”.  “Tolstoi ishte i bindur se fatkeqësia që i ngjau familjes së personazheve të tij buronte nga shthurja seksuale paramartesore, që i mësoi të shpresonin nga jeta familjare, para së gjithash, kënaqësinë e dëshirës trupore. Zhgënjimi e çon Pozdnishevin të urrejë të shoqen dhe të ndihet xheloz i çmendur”, – shkruan Andrei Zorin në librin: “Jeta e Lev Tolstoit. Përvoja e leximit”.

Rrethi vicioz

Duke diskutuar edukimin seksual të djemve dhe vajzave, Pozdnishevi vëren me hidhërim, sesa me ç’moral të korruptuar është shoqëria në modë. 

Në rrethin shoqëror konsiderohej normale, madje e shëndetshme që burrat “të kënaqen në shthurje” para martesës. “Më kujtohet që befas ndjeva një trishtim kaq të thellë, saqë doja të qaja, të qaja për humbjen njëherë e përgjithmonë të pafajësisë sime, të marrëdhënieve me gratë. Po, marrëdhëniet e mia me gratë ishin mbyllur njëherë e mirë”. Vlen të përmendet se ky episod është autobiografik: Tolstoi kishte përvojë shumë të ngjashme, duke e përshkruar edhe në ditarët.

Në të njëjtën kohë, gratë privoheshin nga “e drejta” për të pasur marrëdhënie seksuale para martesës. Sidoqoftë, sipas Pozdnishevit,  gratë e sapomartuara nuk janë më të mira se prostitutat. Qëllimi i vetëm i hobeve të tyre, qoftë shthurje apo muzikë, ishte të bënte përshtypje tek burri i ardhshëm. Sa u përket veshjeve të grave, Pozdnishevi rendit një varg të gjatë, duke thënë se miliona njerëz punojnë në fabrika vetëm për të kënaqur tekat e grave, duke krijuar veshje që mund të tërheqin hëpërhë një anëtar të seksit të kundërt. Madje, ai e konsideron të tmerrshëm faktin që gratë ua marrin mendjen burrave me sensualitetin e tyre. “Sapo ajo e posedon me mënyrat e saj, fillon të abuzojë dhe fiton një epërsi të tmerrshme”.

Tolstoi i zhgënjyer nga institucioni i martesës

Për mendimet e guximshme në lidhje me martesën dhe për zhvlerësimin e vlerave të familjes, “Sonata Kreutzer” u censurua menjëherë pas botimit. Për më tepër, në SHBA, po ashtu u ndalua shtypi i gazetave që botuan novelën e përkthyer. Sidoqoftë, ishte grishja e frutit të ndaluar që e bëri librin tepër të popullarizuar. Tashmë Tolstoi ishte bërë i famshëm ndërkombëtar, por me “Sonata Kreutzer”, ai bëri për vete imagjinatën e gjithë shoqërisë së arsimuar dhe veçanërisht të rinjve. Novela kalonte nga një person tek tjetri në fshehtësi, në kopje të shkruara me dorë. Pozdnishevi përshkruan sesi ra në dashuri me gruan e tij të ardhshme, mirëpo shumë shpejt atë e pa vetëm si një bashkim në një udhëtim të këndshëm me varkë dhe për fustanin tërheqës që kishte veshur. Pas martesës, pason një muaj “i poshtër” mjalti, që nuk qe tjetër veçse vesi i ligjëruar. Më pas, burri nuk ia ka idenë se ç’person është bashkëshortja dhe habitet kur sheh zemërim, apo cilësi të tjera tek ajo. Pasojnë grindje dhe keqkuptime, ndaj e vetmja gjë që mund t’i pajtojë është lindja e fëmijës. Pikërisht në lindjen dhe rritjen e fëmijëve e sheh Pozdnishevi (njëlloj si Tolstoi), qëllimin e gruas. Kur mëson se pas lindjes së fëmijës së pestë, mjekët e këshillojnë gruan të mos bëjë më fëmijë, Pozdnishev e sheh këtë si shkelje të ligjit të natyrës. Për më tepër, sipas Tolstoit, një grua që nuk mund të krijojë, por vijon të bëjë seks me burrin, madje përdor kontraceptivë, është krejtësisht e pamoralshme. Këtë çështje shkrimtari e kishte për zemër, pasi edhe gruaja e tij u këshillua të mos lindte më, mirëpo ai kundërshtoi që ajo të merrte “masa” për të shmangur shtatzëninë. […] Pozdnishevi mendon, se mënyra më e mirë është abstenimi i seksit, mirëpo bashkudhëtari dhe dëgjuesi i historisë së jetës e pyet: Po atëherë, si do t’i vejë filli racës njerëzore? Unë pajtohem me budistët, se jeta njerëzore nuk ka qëllim dhe se gjithsesi një ditë do të mbarojë, njëlloj si raca njerëzore, si rrjedhojë nuk shoh ndonjë dëm nëse mbaron kur të gjithëve do t’u duhet të jetojnë moralisht. “Tolstoi padyshim që e hodhi poshtë kuptimin pozitiv të vetë martesës, duke e konsideruar si bashkimi i një burri dhe një gruaje shenjtëruar nga tradita e krishterë”, – shkruan studiuesi i Tolstoit, Pavel Basinsky.

Interpretimi i grave të emancipuara

Në vitet 1890, “Sonata Kreutzer” u bë objekt diskutimi. Basinsky, shkruan: “Ishte një nga çmenduritë kryesore të dekadës”. Fundi i shekullit të 19-të ishte epoka e përparimit galopant të emancipimit të grave, kësisoj nuk është për t’u habitur që lexuesit femra panë një tjetër problem etik në histori: përse një femër duhet të mbetet e virgjër para martesës, ndërsa një burrë ka të drejtë të fitojë përvojë paraprake seksuale, madje inkurajohet nga vetë shoqëria për ta bërë këtë?

Pasi doli novela e Tolstoit, çështja e moralit seksual filloi të diskutohej edhe në shtyp. Yelizaveta Dyakonova, një nga feministet e para ruse, shkroi në revista, duke shprehur indinjatën, se çdo burrë “do ta konsideronte turp për veten” të martohej me një grua që kishte marrëdhënie me burra të tjerë para tij, ndërsa ai vetë e konsideron normale të ketë përvoja seksuale para martese. “Dhe është kudo njëlloj, kudo! Si në Rusi, ashtu edhe jashtë Rusisë! O Zot, Zot i Madh!” – shkruante Dyakonova.

Nëse novela e Tolstoit e nxiti Dyakonovan, të kërkonte që burrat të ruajnë pafajësinë para martesës njëlloj si gratë, kjo i nxiti gratë e tjera të kuptojnë padrejtësinë e situatës së tyre dhe të kërkojnë lirinë. /konica

Continue Reading

Trending