Andin Lokaj: Ujku është i plagosur, shërohet në tetor

Periskopi.com Sporti

Gazetari dhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka reaguar pas humbjes së Kombëtares së Kosovës 2-1 kundër Greqisë në ‘Fadil Vokrri’, e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C të Kombeve.

Ishte një përballje në të cilën ”Dardanët” u futën me jashtëzakonisht shumë mungesa, dhe këtë e di mirë Lokaj, i cili për Redaksinë e Periskopit është shprehur:

“Ujku ishte i plagosur, do të shërohet në tetor.

“Nuk kemi mundur më shumë në këtë periudhë të vështirë, madje mirë u mbajtëm sonte me gjithë ato mungesa, personalisht kam prit që të pësojmë humbje më të thellë sepse ishim të shpërndarë si ekip, djelmoshat u munduan maksimalisht dhe duhet t’i përkrahim deri në frymën e fundit.

”Tetori kundër Maqedonisë do të na gjejë të bashkuar e të kompletuar dhe jam i bindur që do të jetë shumë më ndryshe, djelmoshat tonë janë heronj të vërtetë dhe shtylla e shtetit tonë,” përfundoi Lokaj. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: