Connect with us

Sporti

A i ka hequr Jürgen Klopp komplekset e Liverpool?

Published

on

Liverpooli mbrëmë e mposhti me plot meritë Chelsean e Antonio Contes. Ishin të frikshëm në sulm dhe mjaft të sigurtë në mbrojtje. Por të tilla fitore ndaj skuadrave të mëdha kanë pasur edhe në vitet e kaluara. E keqja është se nuk ndërtonin kurrfarë konsistence dhe mposhteshin nga ekipe të dobta.

Edhe sivjet diçka e tillë ka ndodhur. Arritën të fitonin ndaj kampionit Leicesterit, nënkampionit Arsenalit, e mposhtën edhe Chelsean e Contes dhe barazuan pa gola me Tottenhamin por u mposhtën nga… Burnley.

Liverpooli nuk ka qenë kampion që nga viti 1990. Pra, qe 26 vite. Dhe identiteti i klubit është formuar nga dështimet e njëpasnjëshme për ta bërë këtë. Liverpooli ishte skuadër e madhe, me histori të madhe – por e paaftë t’i kapërcente komplekset e saj.

Në disa raste ata kishin qenë në luftë për titull. Benitez e kishte ndërtuar një skuadër të frikshme dhe e kishte arritur dy herë finalen e Ligës së Kampionëve të cilën e kishte fituar një herë. Por, nuk e kishte fituar ligën. Dhe vetëm një herë kishte qenë afër që ta bënte këtë. Hera tjeter kur kishte qenë afër ishte sezoni 2013-2014 me Brendan Rodgers, por titulli u fitua nga Manchester City – edhe me faj të legjendës së klubit, Steve Gerrard.
Ku ka më keq se të mos fitosh titullin për faj të legjendës.
Gjithë këto komplekse ndryhen në këtë skuadër të madhe. Dështim pas dështimi – megjithëse investimet nuk mungojnë.

Dhe, edhe ardhja e Klopp duket se nuk ndryshoi asgjë. Sezoni i kaluar ishte i dështuar. Por Klopp megjithatë nuk e nisi sezonin. Nuk kishte qenë pjesëmarrës në blerjet që ishin bërë. Ndërkohë që sivjet, Liverpooli duket i frikshëm. Sadio Mane duket i frikshëm bashkë me Philippe Coutinhon dhe Sturridge-in.

A ka mundësi që Liverpooli të ndahet nga komplekset e saj? Varet shumçka nga fati. Nëse shumica e lojtarëve kryesor nuk lëndohen atëherë do të jetë gjithçka më e lehtë. Formacioni aktual i Klopp është i admirueshëm. Për secilën pozitë janë në dispozicion të paktën dy lojtarë cilësor. Dhe kjo në Premier Ligë ka shumë rëndësi.
Megjithatë edhe kjo skuadër i ka limitet e saj. Kjo skuadër është shumë e varur nga Coutinho, Mane, Henderson dhe Milner – të gjithë lojtarë cilësor dhe me karakter shumë të fortë.

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending