Connect with us

Lajme

Analistët: Pro dhe kundër propozimit Meta

Published

on

Propozimi i djeshëm i Ilir Metës për krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhje, pasi të votohet reforma në drejtësiështë komentuar aty për aty nga shumica e analistëve më në zë në vend. Ata janë shprehur pro Ramës apo pro Metës, kanë bërë parashikimets se kush del i fituar, kush ka të drejtë për reformën dhe se si do të shkojë fati i qeverisë. Lapsi.al i ka mbledhur edhe për të dhënë një optikë më të qartë të asaj që po ndodh por edhe për të parë kundërshtitë dhe afrimet mes tyre…

Artan Hoxha: Çfarë përfitohet nga propozimi i Metës

“Përmbledhtazi, propozimi i Ilir Metës përmban katër pika të pandashme: i) gjetja me doemos e zgjidhjes së çështjes së fundit të Reformës në Drejtësi, sipas Komisionit të Venecias, me konsensus, pa akuza të ndërsjellta me burg e kapje, me pëlqim të ndërkombëtarëve dhe miratimi i gjithë paketës së reformës nga ky Kuvend mbi të njëjtat parime; ii) shpërndarja e këtij Kuvendi menjëherë pas miratimit; iii) krijimi i një qeverie ekspertësh (apo teknike); iv) zgjedhje të parakohshme në afat të arsyeshëm”….  shkruan Hoxha.

…“Shumica e përfitimeve janë evidente: reforma miratohet siç duhet dhe si duhet; ky parlament me damkën e kriminalizimit e mbyll me një vepër të lavdërueshme; vendi fiton një parlament të ri të filtruar nga ligji i dekriminalizimit; zgjidhen pretendimet e opozitës për kapje sistemi apo për vjedhje të zgjedhjeve; shmanget qeverisja me këmbën zvarrë; bie çdo dyshim për vjedhje të zgjedhjeve nga qeveria pasi s’ka motiv t’i vjedhë zgjedhjet një qeveri ekspertësh etj”.

 

Sokol Balla: Meta, një bast kundër të gjithëve

Bastet e tij (Metës) të fituara në këto vite kanë qënë fratricide, brenda të majtës. Basti që ai vendosi sot, është më i madhi i karrierës së tij. Eshtë bast ok kundër Ramës dhe PS, kundër draftit të reformës, kundër Donald Lu, por deri diku edhe bast më i madh sesa ai i Opozitës. i tunduar gjithmonë nga ideja të mos jetë thjesht më i fortë sesa dy të medhenjtë, por më i madh edhe se vetja e tij, duket se ai e hodhi hapin e parë në drejtimin e panjohur për të.

Në këtë shteg të ngushtë dhe të thepisur, më përpara ka ecur vetëm një politikan: Sali Berisha. i cili megjithë kostot e mëdha për vendin, ja ka dalë të shpëtojë gjithmonë duke ecur me Shillës dhe Karibdës, pasi Lëkura e Jasonit për të, kanë qënë 30 përqind e shqiptarëve, të cilët e kanë votuar edhe në errësirën e vitit 1997. A thua Ilir Meta mendon se partia e tij është sot më e fortë sesa PD apo edhe sesa PS? Shpresoj që sondazhet t’i ketë të vërteta se përndryshe kjo po, që do ishte Paranojë!

Blendi Fevziu: Meta kërcënon me zgjedhje, Rama i ka votat

Burime brenda PS i thanë Opinion.al se Meta nuk synon zgjedhjet e parakohshme, por kërcënon me to, për të arritur një marrëveshje riformatimi të qeverisë. Burime të PS, shprehen se Rama ka arritur të sigurojë 71 vota, të cilat më shumë se sa për të mbajtur atë në krye të qeverisë deri në fund të mandatit, do të shërbejnë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme pa një qeveri teknike. Pra thënë ndryshe, Rama kërkon 71 vota për të rrëzuar qeverinë dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme me këtë qeveri dhe me të, në krye të saj.

Burime të sigurta i kanë thënë opinion.al se PS ka nisur negociatat me Blushin që ka 3 vota dhe me emra konkretë brenda opozitës për të siguruar votat e mundshme. Edhe pse PS deklaron se i ka votat, kjo duket e vështirë në kushtet kur edhe dy deputetë të saj, Kosta dhe Shehu i janë bashkuar Koço Kokëdhimës që është aktiv kundër vijimit të qeverisë në këto kushte që është.

Llogaria e votave duket se është kryefjala e javës politike. Të dyja palët po merren me kalkulimin e tyre, me bindjen se zgjedhjet e reja janë të derë.

Mero Baze: Meta nuk ka më të ardhme me PS

Ilir Meta ka  bërë të qartë dy gjëra. E para që ai nuk voton reformën, po nuk e votoi Berisha, dhe e dyta, që ai nuk ka të ardhme politike me Partinë Socialiste…

…LSI dhe Ilir Meta është në të drejtën e vet të bashkojë votat me kë të dojë në propozimet për reformën, por e rëndësishme është që palët u shprehën paraprakisht. Do të ishte më keq, sikur LSI të bënte sikur ishte formalisht me reformën e zonjës Nuland dhe të shkonte në votime kur të bindej se nuk ishin bërë 93 vota për ta miratuar.

Ky qëndrim i sotëm është më i ndershëm dhe më i dobishëm për të gjitha palët.

Shkak për këtë mendoj se janë bërë dhe takimet e ambasadorit Lu me disa deputetë të PD dhe frika se mos disa prej tyre në fund i bashkoheshin votës pro reformës.

Por kjo ka pak rëndësi tani. E rëndësishme është që tani ka dy palë në betejën për reformën në drejtësi, njëra palë që mbron projektin Nuland dhe tjetra projektin e Berishës.

 

Agron Gjekmarkaj: Meta u soll si bure shteti

Personalisht nuk e kam votuar kurrë Metën dhe partinë e tij e as kam ndermend ta bëj. Gjykimi kesaj here i tejkalon antipatitë politike personale.

Në këtë pikë ku kanë zbritur kredencialet e të ardhmes së vëndit mendoj që Kryetari i Kuvendit po sillet si burrë shteti me një qasje patriotike.

E di shumë kush do shqyej sytë dhe kendellet në habi ngasa po them. Permbajtja e fjales së tij  shpreh një koherencë që Meta e ka shfaqur që nga fillimi deri në fund të procesit të reformes në drejtësi e cila permblidhet tek fjalet konsensus me Opoziten sipas Venecias. Jo njëanshmeri, jo trafikim votash.

Tani Ramës i mbetet të mbaj premtimin solemn dhe të bëhet rrobaqepës…”/lapsi.al/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending