Connect with us

Lajme

Analistët nuk janë optimistë për suksesin e partisë së re

Skenës aktuale politikë në Kosovë, brenda këtij muaji, do t’i shtohet edhe një parti e re. Mirëpo, analistët politikë janë skeptik për sa i përket suksesit të këtij subjekti. Ndonëse, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila si njëra nga themeluesit e këtij subjekti shprehet e bindur në suksesin e kësaj partie, ndryshe vlerësojnë analistët.

Published

on

Profesori universitar, dhe ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi nuk pret qe partia e re do të  këtë sukses në politikë dhe për këtë ai ka dy arsye.

“E para mund të mos ketë shumë kohë me u konsolidu dhe e dyta ende në Kosovë po mungon një masë kritike në shoqërinë qe mbështet nismat e reja dhe alternativat e reja. Ne jemi dëshmitar qe në disa periudha ka pasur përpjekje. Përveç Pacollit i cili në vitin 2007 ka hyrë goxha suksesshëm në skenën politike me partinë e tij të tjerët sikur nuk janë treguar të suksesshëm. Nisma tjera qe i kemi pas në të kaluarën qofte FER-i qoftë tjera kanë dështuar”, ka thënë Gashi për ‘Indeksonline’.

Ai thotë se nuk mund të jetë optimist se kjo parti do të ketë sukses, edhe për faktin se vendi siç shprehet ai po kalon në një farë aktualiteti politik, shumë kompleks.

Edhe profesori tjetër universitar, Behlul Beqaj shprehet pesimist për suksesin e partisë se re politike. Ndonëse qytetarët, sipas tij, janë të pakënaqur me pushtetin e aktual ata po i druhen ndryshimeve duke u frikësuar se alternativa e re mund të jetë edhe më e keqe se pushteti aktual.

“Ne rrethanat aktuale kur qytetarët e përcaktimeve partiake janë  ngujuar kryesisht në të gjitha  hallkat e sistemit edhe në kompanitë më të mëdha publike dhe private, perspektiva e çdo partie të re është e vështirësuar dukshëm. Është fakt se njerëzit janë të pakënaqur me  pushtetin aktual, por praktika e deritanishme po tregon se të njëjtit do të votojnë, pak a shumë, për të njëjtën politik, meqë ,në vend se të shpresojnë në ndryshime pozitive ata frikohen se alternativa mund të jetë edhe më e keqe se pushteti aktual”, ka thënë Beqaj për ‘Indeksonline’.

Ndryshe, Mimoza Kusari- Lila ka paralajmëruar ditë më parë për ‘Indeksonline’, se subjekti i ri do të zyrtarizohet brenda këtij muaji. Njëri nga themeluesit e këtij subjekti është edhe deputeti i pavarur, Ilir Deda./Indeksonline/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending