Connect with us

Lajme

Amnesty: Refugjatët në Greqi jetojnë në kushte të tmerrshme

Published

on

Shumica prej 60 mijë refugjatëve dhe migrantëve që gjenden në kampet në Greqi jetojnë “në kushte të tmerrshme” dhe përballen me “vuajtje të mëdha” të cilat mund të shmangen, thuhet në një raport të publikuar nga organizata Amnesty International.

AI ka kritikuar siç thotë, Evropën ‘se ka dështuar të përmbushë detyrimet për të rivendosur refugjatët, nga vendet ku kanë hyrë fillimisht në vende të tjera’. .

Amnesty International thotë se vetëm 6 për qind – rreth 4 mijë njerëz- nga 66,400 migrantë sa është premtuar se do të dërgohen në shtete të tjera brenda dy vjetësh, janë rivendosur në shtete të Evropës, transmeton agjencia e lajmeve AP.

“Hulumtimi ynë i fundit ka zbuluar se në dy vitet brenda krizës me refugjatë në Greqi, refugjatët dhe azilkërkuesit në Greqi janë duke jetuar në frikë dhe janë të pasigurt për të ardhmen”, ka thënë Giorgos Kosmopoulos, hulumtues për të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve në AI.

“Bashkimi Evropian – blloku i 500 milionë banorëve – nuk po mund të ofrojë kushte të dinjitetshme për një numër relativisht të vogël të njerëzve”, ka thënë ai.

Organizata ‘Amnesty International’ i ka bërë thirrje Greqisë që të përmirësojë kushtet për refugjatët, ndërkaq shteteve evropiane u ka kërkuar që të përshpejtojnë procesin e rivendosjes së refugjatëve, duke thënë se do të duhen 18 vjet për t’u bërë një gjë e tillë, nëse vazhdohet me këtë ritëm.

Sipas marrëveshjes, njerëzit që vijnë në ishujt greke nga brigjet turke, përballen me kthim në Turqi nëse nuk arrijnë që me sukses të aplikojnë për azil në Greqi.

Kjo marrëveshje dhe mbyllja e kufijve në shtetet e Ballkanit ka bërë që të bie numri i personave që arrijnë në Greqi.

Lidhur me krizën me migrantë, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, po ashtu ka kritikuar ashpër vendet anëtare të BE-së për dështim në trajtimin e kësaj krize, raporton Reuters.

Juncker ka thënë se vendet anëtare nga duan të marrin refugjatë nga Greqia dhe Italia, vende këto të mbipopulluara me refugjatë, shpesh për faktin se migrantët janë myslimanë.

“Disa shtete të BE-së besojnë se ne jemi vende katolike dhe nuk kemi hapësirë për myslimanët”, ka thënë Juncker.

“Ky lloj arsyetimi është i papranueshëm. Njerëzit janë në rend të parë, pastaj feja”, ka shtuar tutje ai.

Sipas të dhënave të qeverisë greke, vetëm gjatë dy ditëve të kaluara, në Greqi kanë arritur 92 refugjatë, krahasuar me mijëra që kanë arritur çdo ditë në të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, mbyllja e kufijve ka bërë që dhjetëra mijëra njerëz të mbesin në Greqi, në pamundësi për të shkuar në ndonjë vend tjetër të Evropës.

Ndërkaq, procedurat për aplikim për azil në Greqi zgjasin për muaj të tërë. E kthimi i migrantëve në Turqi vazhdon të jetë i vogël në numër.

Në ndërkohë, vendet e tjera evropiane kanë dështuar që të marrin refugjatë, ashtu siç ishin zotuar.

Disa prej shteteve evropiane janë shprehur kundër strehimit të refugjatëve në vendet e tyre.

Kryeministri hungarez, Vikor Orban, ka thënë se BE-ja duhet të dëbojë të gjithë migrantët e paligjshëm, raporton Reuters.

“Ata që vijnë në mënyrë të paligjshme duhet të kthehen prapa”, ka thënë Orban.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, të publikuara më herët gjatë kësaj jave, më shumë se 300 mijë migrantë kanë kaluar detin Mesdhe për në Evropë deri më tani, raporton AFP.

Ky numër është më i vogël krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në Evropë arritën 520,000 migrantë. (REL)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending