Connect with us

Sporti

Ambiciet e çmendura të Real Madridit për vitin 2021, synon super dyshen sulmuese

Published

on

Nuk është sekret se nëse Real Madridi dëshiron ta dominojë futbollin spanjoll përsëri, duhet të transferojë lojtarë më cilësorë në sulm.

“Los Blancos” ende nuk janë këndelluar nga largimi i Cristiano Ronaldos dhe, derisa Karim Benzema vazhdon të impresionojë, atij i duhet një partner që mund t’ia nxjerr më të mirën nga vetja, transmeton Periskopi.

Për këtë arsye, Real Madridi ia ka vënë syrin dy prej sulmuesve më të mirë në Evropë tani – Erling Braut Haaland dhe Kylian Mbappe.

Sipas “Marca”, Real Madridi dëshiron t’i transferojë të dy në vitin 2021, dhe tashmë e kanë planin për t’i materializuar lëvizjet.

p1e5uhokb31jb73a8mlj18h9m54f.jpg

Norvegjezi, Haaland ka tërhequr shumë klube pas shpërthimeve me Borussia Dortmundin, kështu që Reali e di se nuk mund të presë shumë gjatë për transferimin e tij.

Kuptohet se qëllimi i “mbretërve” është ta sigurojnë atë në verë, duke paguar klauzolën e tij prej 70 milionë eurove.

Sidoqoftë, Reali nuk e ka në plan të ndalet me kaq. Gjiganti spanjooll e dëshiron edhe Mbappen në “Bernabeu” në vitin 2021.

p1e5uhp9eu179k135310h41so9198nh.jpg

Me PSG-në të shqetësuar për të ardhmen e Neymarit, dhe koronavirusin që po vazhdon përhapjen, Reali e di se do të duhet të tregohet i durueshëm për këtë transferim.

Deri në vitin 2021, Mbappe do të ketë vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me PSG-në, kështu që Reali do të shpresojë që klubi francez të jetë i hapur për shitje, në mënyrë që ta shmang largimin e tij në parametra zero në vitin 2022. /Periskopi.com/

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending