Connect with us

Lajme

Ambasadori turk në Shqipëri bën thirrje për kujdes ndaj FETO-s

Published

on

Në përvjetorin e parë të tentim puçit në Turqi, ambasadori i këtij vendi në Tiranë, Hidayet Bayraktar theksoi rrezikshmërinë e madhe të organizatës “FETO”, e cila është bërë përgjegjëse nga Ankaraja zyrtare për ngjarjet e 15 korrikut të vitit 2016.

Ambasadori Bayraktar u ndal edhe te shtrirja e organizatës së drejtuar nga Fethullah Gulen, edhe në Shqipëri.

“Presidenti ynë Erdogan, edhe në intervistën e dhënë për Top Channel e ka theksuar që pala shqiptare duhet të jetë e kujdesshme në këtë gjë. Sigurisht që ne, duke qenë një aleat strategjik me Shqipërinë, dëshirojmë që në një vend mik si Shqipëria të mos ndodhë e të mos përsëriten ato që ndodhën në Turqi, më 15 korrik 2016. Ne thjesht e paralajmërojmë dhe rekomandojmë në mënyrë vëllazërore dhe miqësore, që në Shqipëri të mos përsëriten ngjarje të hidhura, siç ndodhën në Turqi”, tha ambasadori Hidayet Bayraktar.

Ndër të tjera, ai u ndal edhe te bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, për largimin e kësaj organizate nga vendi ynë, raporton TCH.

“Ne vazhdojmë bashkëpunimin me funksionarë të sigurisë, policisë dhe gjyqësorit, e jemi të kënaqur nga ky bashkëpunim. Kjo çështje trajtohet edhe në nivelet më të larta. Edhe Ambasada jonë e shpreh këtë çështje në institucionet shqiptare, edhe ministritë përkatëse kanë një bashkëpunim në këtë fushë, ka edhe shkëmbim informacioni. Ashtu siç ‘FETO’-n po e pastrojmë nga Turqia, ashtu dalëngadalë ajo do të pastrohet nga të gjitha vendet e tjera të botës. Ne kemi një bashkëpunim dhe nuk dëshirojmë që FETO të ketë bazën e vet edhe këtu në Shqipëri”, tha më tej ambasadori turk.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë rikonfirmoi edhe njëherë atë që deklaroi presidenti Erdogan në emisionin “Top Story”, se shumë shpejt në Shqipëri do të nisin aktivitetin e tyre shkollat e Fondacionit “Maarif”, të cilat janë të mbështetura nga qeveria e Turqisë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending