Connect with us

Lajme

Albin Kurti ua uron francezëve 14 korrikun

Published

on

Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, ua ka uruar francezëve 14 korrikun, ditën kombëtare të Francës.

Kurti ka shkruar përse kjo ditë, pos për popullin francez, ishte e rëndësishme për të gjithë popujt e botës.

Ky është postimi i Albin Kurtit:

Në 14 Korrik të vitit 1789 qytetarët e Parisit, bashkë me ushtarakët e revoltuar, sulmuan burgun e Bastijës ku mbaheshin të mbyllur shumë të burgosur politikë të regjimit monarkik absolutist. Sulmi i tyre revolucionar ishte fitimtar dhe menjëherë pas atyre ditëve Franca i dha ligjërisht fund feudalizmit e proklamoi si ligj “Deklaratën për të drejtat e njeriut dhe të qytetarit”, duke themeluar kështu republikën moderne.

Aristokracia kuptimin etimologjik mund ta ketë “sundim i të mirëve”, por në fakt ajo ishte sundim i të paktëve, i feudalëve, dhe përjashtim i të shumtëve. Prandaj u desh kryengritja revolucionare për të themeluar republikën, me pjesëmarrje universale të të gjithë popullit, i cili nga i përjashtuar u bë qytetar.

Prej asaj kohe të lavdishme Franca respekton jo vetëm ditën e sulmit në burgun e Bastijës, por edhe parrullën revolucionare “Liri, Barazi, Vëllazëri”, si edhe personifikimin e vetë revolucionit tek imazhi i një gruaje, Marianës, e cila prej atëherë shfaqet në emblemat republikane franceze si personifikim i lirisë e i arsyes.

Sot, në shekullin XXI ideali republikan francez vazhdon të mbetet shembull për shumë vendet ku ende sundojnë padrejtësisht të paktit e shtypen të shumtit, si në feudalizëm.

Andaj dhe një herë, ne që përkushtohemi për republikë e demokraci, për liri e për arsye, për barazi e vëllazëri, u urojmë francezëve 14 Korrikun.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending