Albin Kurti tash pro-dialogut: Grenell i ka dhënë energji të re procesit të bisedimeve me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si rrallëherë tani është pro-bisedimeve me shtetin e Serbisë për të arritur marrëveshjen përfundimtare të negociuar nga BE’ja dhe SHBA’ja.

Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për gatishmërinë e tij për përfshirje në dialogun me Serbinë, si dhe për përfshirjen e SHBA në këtë proces përmes emisarit special të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell.

“Besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që të dyja janë të pazëvendësueshme për Kosovën nëpër të gjitha proceset, në të cilat ne kalojmë – përfshirë këtu edhe atë të bisedimeve me Serbinë – jam optimist që rolet e tyre mund të jenë edhe përplotësuese edhe atëherë kur nuk janë të njëjta. Në këtë kuptim,padyshim që ne e mirëpresim angazhimin amerikan në raportet tona me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në: