Albian Ajeti do të vazhdojë kontratën në ligën e madhe të futbollit

Periskopi.com Sporti
Albian Ajeti mund të transferohet në Serie A.

Albian Ajeti duket se do të vazhdojë karrierën në kampionatin italian, ku do të gjejë vëllain e madh, mbrojtësin e kuqezinjve, Arlind Ajeti.

Sulmuesi 20 vjeçar ka zgjuar interesin e SPAL, ekipit të sapongjitur në Serinë A dhe që po punon për transferimin e tij.

Aktualisht, Albian Ajeti aktivizohet për St. Gallen, në Zvicër, ku ka shënuar 10 gola në 29 takime.

Ndërkohë, sa i përket mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ende nuk dihet nëse Torino do t’i japë edhe një shans apo do t’i hapë rrugë transferimit të tij në ndonjë klub tjetër.

Shpërndaje në: