Alarmon Avdullah Hoti: Po na mbaron koha që ta ulim Serbinë në tavolinë me ne

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, thotë se ballafaqimi me dialogun me Serbinë është ‘domosdoshmëri e Kosovës’.

Ai thotë se ‘pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky process nuk na ndihmojnë’, duke aluduar kështu në taksën e ndoshta edhe reciprocitetin. Hoti, poashtu thotë se ‘po mbaron koha që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe sovranitetit të vendit tonë’.

Ai shkruan në Facebook:

Para nesh kemi një proces sfidues të arritjes së Marrëveshjes së Paqes me Serbinë, që si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës.

Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë.

Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin.

Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmonjnë, përkundrazi.

Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë.

Top of Form

Shpërndaje në: