Connect with us

Lajme

Alarmante: Rreth 80% e vendit, po rrezikohet nga zjarret

Published

on

Prej 20 ditësh, harta dixhitale që tregon sesa për qind e territorit shqiptar ka riskun të përfshihet nga zjarret, tregon se mbi 80% e vendit gjendet në rrezik.

Kreu i Emergjencave Civile thotë se, vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 3 raste që kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri, në Berat, Konispol dhe Bulqizë. Por Shemsi Prençi kërkon më shumë angazhim nga pushteti vendor, për të mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit, si rasti më i fundit në Berat.

“Edhe pse nga ora 5 deri në 7 zjarri në kurorën e gjelbërt të qytetit të Beratit u fik, ai është riaktivizuar në lagjen Goricë. I bëjmë apel pushtetit vendor, kryesisht strukturave të shërbimit zjarrfikës, se e kanë detyrim që pas fikjes së zjarrit me helikopter, perimetri i tij duhet punuar hollësisht me pompa shpine dhe lopata, që të mos riaktivizohet, sepse kjo e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen qoftë dhe me mjete ajrore”, citohet Shemsi Prençi nga “TCH”.

Kreu i Emergjencave kërkon po ashtu intensifikimin e kontrollit për kapjen e zjarrvënësve.

“Duhet të angazhohen të gjitha strukturat e Policisë dhe Prokurorisë për të hetuar dhe ndëshkuar zjarrvënësit, pasi zjarri vërtet po kërcënon Shqipërinë”, tha më tej Shemsi Prençi.

Në mbledhjen e fundit të emergjencave, pushtetit vendor iu kërkua të informojnë në kohë reale lidhur me zjarret që shfaqen. Ndërsa dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes do të patrullojnë të gjithë territorin, për të raportuar mbi vatrat e zjarrit.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending