Connect with us

Sporti

Alaba me fjalë të rënda ndaj Bayern Munich, më lënduan, ishte si një shuplak fytyrës

Published

on

David Alaba është një çështje që shqetëson Bayern Munchen. “Xholit” austriak i përfundon kontrata me kampionët e Gjermanisë në fund të këtij sezoni dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë prodhuar asgjë.

Drejtuesit e Bayernit i kanë humbur shpresat dhe presidenti Herbert Hainer foli qartë një ditë më parë: Nuk do t’i bëjmë më asnjë ofertë lojtarit, i cili duhet të marrë nje vendim për të ardhmen brenda 7 ditëve. Klubi gjerman është i detyruar ta shesë 28-vjeçarin në merkaton e janarit, për të evituar humbjen e tij me parametra zero në fund të sezonit.

Alaba ka vendosur të flasë për Sky Sport në lidhje me këtë temë, aty ku rrëfen versionin e tij. “Respekti dhe vlerësimi që kam kërkuar në fillim të bisedimeve për rinovimin e kontratës, ka munguar. Po flas për një vit më parë, para se të shpërthente pandemia.

Alaba dhe Ribery, duke festuar një trofe me Bayern Munchen

E njëjta situatë vazhdoi edhe më vonë. Drejtuesit e Bayernit më telefonuan më pas, duke më thënë nëse pranoja një shkëmbim me një lojtar tjetër. Ishte si të pësoja një grusht fytyrës“, deklaron lojtari i korsisë së majtë, duke iu referuar një shkëmbimi me Leroy Sane, atëherë pjesë e Cityt.

Alaba dhe agjenti i tij e refuzuan këtë opsion, pasi preferonin një transferim në La Liga nëse nuk arrihej akordi i rinovimit. “I mësova në gazeta fjalët e presidentit. Kam theksuar gjithmonë që bisedat mes nesh duhet të mbeten brenda klubit.

Në media kanë dalë shifra dhe shuma milionësh që gjoja kam pretenduar unë, por që nuk janë të vërteta. Drejtuesit e klubit nuk e kanë mohuar diçka të tillë. Veprimi i tyre më ka lënduar dhe zhgënjyer shumë“, thekson David Alaba. /abcnews.al

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending