Aktorët me ngjyrë dominojnë në nominimet “Emmy”

Periskopi.com Showbiz

Gjashtë muaj pasi ceremonia e shpërblimeve Akademike i hidhëroi adhururesit e filmit me mos nominimin mjaftueshëm të personave me ngjyrë, ceremonia e sivjetme e shpërblimeve “Emmy” sjell dukshëm llojllojshmëri në mesin e aktorëve të nominuar.

Rreth 21 aktorë të etnive të ndryshme janë nominuar për çmim “Emmy” sivjet. Dhe, për herë të parë në historinë 68-vjeçare të kësaj ceremonie, e cila i nderon më të mirët e televizionit, meshkujt me ngjyrë janë nominuar në gjashtë kategoritë kryesore për aktorët protagonistë.

Por, gjithçka nuk përfundon këtu. Organizatorët e këtyre shpërblimeve kanë nominuar seri të tilla si: “Mr. Robot”, e cila për protagonist e ka aktorin egjiptiano-amerikan Rami Malek, pastaj “Master of None” që është krijuar nga aktori Aziz Ansari, etj.

Pjesë e këtij ndryshimi në përfshirjen e aktorëve të etnive të ndryshme në industrinë e televizionit, është fakti se po realizohen skenare të shumta për seri. Rreth 400 projekte janë në dispozicionin e publikut tani, falë platformave kabllore si: Amazon, Netflix dhe Hulu. Dhe, duke qenë se janë të liruar nga kërkesat për marketing në këto platforma të reja, producentët po rrezikojnë më shumë në angazhimin e aktorëve në role të ndryshme.

Ndër seritë që do t’i sjellin sezonet e reja këtë vit janë: “Insecure”, e cila transmetohet në HBO, “24:Legacy” që transmetohet në kanalin FOX, “Still Star-Crossed”, e cila vjen në kanalin ABC dhe “Emerald City” e që transmetohet në kanalin NBC.

Sidoqoftë, mbetet ende shumë për t’u bërë në përfshirjen më të madhe të aktorëve të etnive të ndryshme në industrinë e showbizit.

Shpërndaje në: